Dy të arrestuar, 15 persona të proceduar penalisht dhe një denoncim për përndjekje; ky është bilanci policor në kryeqytet.

Mësohet se ka rënë në pranga E.P., 24 vjeç, pasi ditën e djeshme ka vjedhur disa veshje në mjetin në pronësi të shtetasit G.H. Gjithashtu nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.10.2020, ka dëmtuar xhamat e mjetit të shtetasit J.B, si dhe ka vjedhur disa vegla pune në servisin e shtetasit A. Ç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat antiCovid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit.

Gjithashtu u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim K.B, 55 vjeç,  banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Po kështu, rreth orës 00:40, shtetasi A.Dh., kallëzoi se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00 dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel