Përmbytje në Durrës/ Reshjet e mbrëmjes së djeshme bënë të pakalueshme rrugët

16/10/2020 15:16

Pas reshjeve të rrëmbyeshme të natës së kaluar, situata është kritike në disa akse rrugore të qytetit të Durrësit dhe periferinë e tij.

Njëkohësisht nën pushtetin e ujit ndodhen edhe oborre institucionesh dhe shkollash, siç është dhe ky institucion i ekzekutimit të vendimeve penale në zonën e ish-kënetës.

Kjo situatë kaotike që cenon veprimtarinë e qytetit të Durrësit dhe periferinë e tij është e përsëritur dhe pasojë e mosmirëmbajtjes së kanaleve të ujërave të larta, të mbushur plot me bimësi të dendur dhe mbetje urbane, duke shkaktuar pasoja.

Top Channel