16 tetori, një ditë e rëndësishme për Top Media, ëndrrën që krijoi Dritan Hoxha. Kjo ëndërr qe vetëm ka frymëzuar plot ëndrra te tjera. Në ditën e lindjes së tij puna e jashtëzakonshme që nisi Tani vazhdon me kremtimin e një suksesi të ri.

Elton Poga: Unë jam shumë i lumtur sepse shpallja e një risie që ne kemi muaj që jemi angazhuar përkon edhe me ditëlindjen e Dritan Hoxhës, themeluesit të pazëvendësueshëm të top media. Është një risi teknologjike e majave. Nga sot mund të themi plotësisht që çdokush që e do këtë televizion mund ta ndjek atë në çdo device, në çdo tv pa pasur nevojën e një antene fizike të lidhur me marrësin televiziv. Jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe kudo në çdo cep të globit.

Për t’u bërë pjesë e këtij aplikacioni, procedura është shumë e thjeshtë.

Elton Poga: Pas regjistrimit në këtë sistem unik që Top Channel është i vetmi që e disponon në rajon, mund të ndiqni në kohë reale programacionin e larmishëm të Top Channel, por edhe programet të transmetuara deri në 3 ditë më parë. Më e veçanta e kësaj platforme është se asnjë sekuencë filmike nuk do ju humbas.

Top Channel