Malësi e Madhe/ Armë, municione dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona

16/10/2020 15:30
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar gjatë kësaj të premteje(16.10.2020) nga Policia e Shkodrës.

Shtetasit B.K, 48 vjeç dhe F.P, 53 vjeç kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesë 48 vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu çifte dhe 252 fishekë, të cilat i mbante me leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në ngarkim të shtetasit B. K. dhe për veprën penale “Dhuna në familje” në ngarkim të shetasit F. P.

Top Channel