I zhdukur prej 3 ditësh/ 82-vjeçari humb kontaktet me familjarët, mësohet se vuan nga skleroza

16/10/2020 15:02

Një i moshuar nga fshati Skuraj i Kurbinit prej 3 ditësh rezulton i humbur.

Familjarët e 82-vjeçarit, Preng Gjoka kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të afërmit të tyre. Mësohet se i moshuari vuan nga skleroza.

Ai është larguar nga banesa dhe që prej asaj dite familjarët nuk dinë asgjë për të. Ata bëjnë me dije se Gjoka është larguar nga banesa edhe herë të tjera dhe për shkak të sëmundjes është sjellë në banesë nga banorët e zonës.

Megjithatë nuk ka ndodhur kurrë që 82-vjeçari të qëndrojë i humbur tre ditë.

Top Channel