​Deputeti i LVV-së-Hotit: Jeni kryeministër kukull që bateritë ua mbanë Haki Rugova

16/10/2020 12:25

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arrestimin e nënkryetarit të partisë Haki Rugova si i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci në seancën e sotme plenare tha se burim i qeverisë Hoti është Haki Rugova dhe siç i quajti pensionistët e LDK-së që janë pjesa me errët e kësaj partie.Ai në foltoren e Kuvendit, tha se hiç më i mirë se nënkryetari i LDK-së nuk është as kryeministri Avdullah Hoti, që sipas tij, ky i fundit është kukull që dirigjohet nga Haki Rugova.

Por këtij i reagoi shefi i grupit të parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se instrumentalizimi politik i kësaj teme është i paarsyeshëm.

“Në minutën e parë të kësaj konference vërehet një sulm brutal kundër sistemit të drejtësisë nga ana enjë kryetari të një partie që qeverisë me vendin. Për neve është e papranueshme një ndërhyrje e tillë. Nga ana tjetër tentohet që rasti të dërgohet në Prokurorinë Speciale sepse aty është vendi që Hagi Rugova të hetohet duke mos u hetuar. Pse LDK-ja kërkon që ky rast të shkojë në Prokurorinë Speciale, a veç pse një ish këshilltar i një ministre të LDK-së e udhëheq atë prokurori, apo si është puna. Kjo nënkupton se sistemi i drejtësisë nuk guxon të hetojë asnjë anëtarë të LDK-së. Nëse e heton për ndonjë vepër penale korruptove atëherë duhet të shkojë në Prokurori Speciale. Kështu nuk mund të funksionojë sistemi i drejtësisë. Ky sistem është i Isa Mustafës, është i vjetër aq sa Isa dhe është i rrezikshëm aq sa shefat e Isa Mustafës”, tha ai. Deputeti opozitar vlerëson se LDK-ja po zhbëhet.

“Pensionistet e LDK-së, këta që po hetohen dhe arrestohen janë pjesa më e errët e LDK-së. Janë pjesë e krimit të korrupsionit dhe zhvatjes. Prandaj kadal-kadal LDK-ja po zhbëhet”, tha ai. Për këtë arsye, ai ia kërkojë dorëheqjen edhe kryeministrit Avdullah Hoti.

“Kryeministër mos harro, Hakia të ka dhënë këtë karrige. Askush tjetër. Burimi i krijimit të kësaj qeverie është Hakia dhe klani i tij. Kurrë mos thuaj se kjo qeveri nuk është e korruptuar se shefi i tij është i tillë. Ai që të ka dhënë stafetën është në arrest shtëpiak. Ti je derivat i tij, asgjë më i mirë s’je. Prandaj të gjithë do t ë përfundoni herët a vonë në Prokurori. Jeni të tillë dhe nuk mund të ikni kësaj. Prandaj jeni kryeministër që nuk iu pyet askush, jeni kukull që bateria i mbanë Hakia dhe të tjerët. Jepni dorëheqje e shkojmë në zgjedhje për t’ia kthyer dinjitetin këtij vendi”, tha ai. E në reagimin e tij, Arben Gashi tha se shteti i së drejtësisë do të funksionojë, ndërsa tha se kushdo që shkel ligjin do të jap përgjegjësi vet.

“Mu duk që parafolësi ishte pak i emocionuar e kish marrë me pasion të tepruar jetën e deputetit dhe urdhrat e partisë. Por gjithsesi institucionet e drejtësisë dhe shteti i së drejtës janë institucione të pavarura. Prandaj instrumentali imi politik në nivel kuvendi, apo në nivele tjera është i paarsyeshëm”, tha ai. Seanca e Kuvendit është duke vazhduar me pikën e deklaratave jashtë rendit të ditës./Kosova Press/

Top Channel