SHBA, 5 vjeçari hero/ Mbron familjen nga hajdutët (Video)

16/10/2020 12:09

Një pesë vjeçar në Shtetet e Bashkuara është kthyer në heroin e ditës pasi pamjet filmike të shpërndara në internet, e tregojnë vogëlushin duke luftuar me personat e armatosur që i hynë në shtëpi dhe duke u përpjekur të mbronte familjarët e tij.

Në xhirime shihet sesi katër persona me maska dhe te armatosur hyjnë në banesën e Tamika Reid në South Bend të Indianës. Policia thotë se agresorët i kishin rënë derës dhe një fëmijë tjetër ua kishte hapur. Në video, Tamika shihet duke hekurosur rrobat ndërsa pranë saj luante i biri 5 vjeçar, David Johnson. Kur burrat hyjnë brenda, të gjithë tmerrohen, ndërsa vogëlushi i sulmon. David kap makinat me të cilat po lozte dhe i lëshon drejt tyre, teksa përpiqet t`i heqë armën nga dora njërit prej burrave.

Më vonë ai tha për mediat, se ishte përpjekur të shpëtonte të ëmën. Policia ende po heton në lidhje me incidentin.

Top Channel