Konkurrentët e “Hell’s Kitchen” grup në “WhatsApp”/ A e shajnë shef Renaton?

16/10/2020 14:41

Hido është konkurrentja e parë e eliminuar nga “Hell’s Kitchen Albania”.

Ajo këtë të premte ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku foli rreth eksperiencës së saj të shkurtër në “Kuzhinën e Ferrit”. 21-vjeçarja tregoi se u trishtua për eliminimin dhe se shpresonte të qëndronte më gjatë në konkurrim.

Megjithatë, edhe pse është larguar nga gara, Hido tregoi se me konkurrentët e tjerë ka raporte shumë të mira dhe bisedojnë përmes platformave online. E pyetur nga moderatori Flori Gjini nëse në bisedën e tyre shajnë Shef Renaton, Hido u përgjigj me një ndoshta, duke mos preferuar të ndante më shumë detaje.

“(A i ruan raportet me konkurrentët e tjerë?) Po kemi raporte shumë të mira, flasim. Pak a shumë njësoj, jemi të afërm, edhe pse jam larguar tani, prapë kemi raporte të mira. (E shani Renaton në atë grup?) Ndoshta”, u shpreh Hido.

Top Channel