Dënuan vajzën të hidhej mbi trampolinë për një kohë të gjatë, ndërron jetë vogëlushja…

16/10/2020 15:08

Dy persona janë arrestuar në Teksas, SHBA, pasi dyshohen se kanë detyruar një vajzë 8-vjeçare të kërcejë për një kohë të gjatë mbi trampolinë.

Si pasojë, raportohet se vogëlushja ka ndërruar jetë, pasi temperaturat atë ditë ishin tepër të larta. Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se e mitura ndërroi jetë për shkak të dehidratimit. Ndërkohë për vdekjen e saj, në pranga janë vendosur Daniel Schwars 44 vjeç dhe Ashley Scharwz, 34 vjeçe.

Policia nuk zbuloi detaje sa i përket lidhjes së dyshes me njëri-tjetrin apo me vajzën, por në rrugë jo zyrtare gazetarët e CNN-it kanë mësuar se ata ishin kujdestarët e 8-vjeçares. Nga hetimet e kryera, është zbuluar se dyshja ka dënuar vajzën që të hidhej mbi trampolinë pa u ndalur për një kohë të gjatë, madje më tej theksohet, se ata nuk i kanë ofruar asaj mëngjes apo ujë.

Top Channel