Digjet një shtëpi në Korçë/ Gruaja harron bombolën e gazit ndezur, dëme në hyrjen e sapoblerë

16/10/2020 13:09

Një banesë në katin e dytë të një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët.

Korrespondentët e Top Channel-it raportojnë se nga informacionet e marra nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Brenda banesës jetonte një çift bashkëshortësh, që sapo e kishin blerë hyrjen. Gruaja kishte lënë bombolën e gazit ndezur dhe kishte dalë jashtë. Për fat të keq ajo kishte harruar çelësin brenda dhe nuk e hapte dot derën.

Zjarrfiksja gjendet në vendin e ngjarjes për të mundësuar shuarjen e plotë të zjarrit.

Top Channel