Hakmarrja e 40-vjeçarëve në Botëror: Nga lufta e përjetshme Messi-Ronaldo te heroi i Kepit të Gjelbër! 22/06 08:00
Vijon të shtohet numri i shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit, që pasi prezantoi mbrëmjen e djeshme Francesco Tahirajn, sot ka zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit të krahut, Edis Maliqi.
Ky i fundit ka qenë pjesë e Kukësit gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka pikatur me paraqitjet e tij si mbrojtës i krahut të djathtë, por u largua nga verilindorët si lojtar i lirë, menjëherë pas përfundimit të aventurës europiane.
Mbrojtësi 24-vjeçar është futbollisti i tretë që i bashkohet Lokomotivës së Zagrebit këtë verë, pasi më herët kroatët patën afruar Sherif Kallakun nga Teuta dhe Francesco Tahirajn, ndërsa pjesë e klubit bardheblu ishin edhe Jon Mersinaj, Indrit Tuci e Enis Cokaj.
Top Channel