Ndihma nga klasa X7, oriz, miell, vaj, sheqer, veshje. Këto që shihni janë ndihma në kuadër të nismës së nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, në Ditën Botërore të Ushqimit.

“Sa u njoftuam nga grupi i vullnetarëve të shkollës, bashkë me prindërit mblodhëm veshjet e seleksionuara dhe ushqime, dhe i sollëm.

Nuk ka lumturi më të madhe, sesa kur lumturon dikë. Humanizmi është një gjë për të cilën, të gjithë kemi nevojë.
Kur paketoj në shtëpi ato gjëra, mendoj se për mua mund të duken pak, por për një fëmijë apo familjar janë shumë. Kjo është traditë e shkollës, neve gjetëm dhe po e vazhdojmë. Fushata e fundit ishte ajo për tërmetin, kur gjithë shkolla, nxënës e mësues dërguam ndihma në Bubq. Është e vërtetë që ekziston për ne perceptimi se rrimë gjithë kohën në celular, por kjo nuk qëndron, ne kemi ndjeshmëri për çështje sociale dhe e tregojmë me prova”.

Gjithë këto ndihma do të dërgohen në Njësinë Administrative nr. 9 dhe më pas nëpër shtëpitë e njerëzve në nevojë.

Top Channel