Kryeministri Rama në Kashar

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme shtëpitë e reja të Myrteza Hykës dhe Selman Alukut, të cilët u dëmtuan nga tërmeti.

Ndërsa nënë Sudja po i uronte jetë të gjatë Ramës, gjithashtu e këshillonte që të mos dëgjonte atë se çfarë flitej në media kundër tij, duke nënkuptuar daljet e shumta të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe akuzave të njëpasnjëshme ndaj tij.

Ndërsa Rama i është drejtuar që të mos ia kujtonte sepse e kanë luajtur nga mendtë popullin.

“Mos na kujto TV se na morën më qafë na morën, e lujtën menç këtë milet”, ka thënë Rama.

Ndërkohë ai i është drejtuar opozitës përmes postimit në profilin e tij që “qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”.

“Rindërtimivazhdon. KASHAR, Tiranë, në shtëpitë e reja të Myrteza Hykës dhe Selman Alukut. Puna vijon çdo ditë pa pushim për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i nëntorit. qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”,shkruan Rama në profilin e tij.

 

Top Channel