Çmim mirënjohjeje për Helena Kadare/ Vlerësimi nga qendra kombëtare e librit dhe leximit

16/10/2020 15:24

“Për librat e saj që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin e karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.

Ky ishte motivacioni, me te cilin Helena Kadare mori një vlerësim mirënjohjeje nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Në një rrëfim për gazetarët Helena rrëfeu se Nobeli në shtëpinë e tyre ka tre vjet qe nuk priret më.

Helena Kadare: Ka tre vite që sinqerisht nuk e presim më. Për mua dhe dashamirësit e tij duhet ta kishte marrë prej kohësh, por nuk e ka marrë dhe nuk është ndonjë kujë.

Gjithashtu ajo tregoi detaje nga jetesa me Ismail Kadarene.

Helena Kadare: Para se të shkoja në shtëpinë botuese i ndizja zjarrin Ismalit, dhe ato dy ore qe ai shkruante ishte njeriu më i lumtur në botë.

Nuk ngurroi të shprehte edhe shqetësimet  e kohëve të ndryshme.

Helena Kadare: Kur u bë koha e Pashallarëve të Kuq isha shumë e frikësuar se çfarë do të ndodhte, por asnjëherë nuk ja thoja.

Asnjëherë Helena nuk shprehu keqardhje për faktin qe një emër i madh si bashkëshorti i saj e ka lënë i ka lënë në krijimet e saj.

Top Channel