Gjyshja “kryqëzohet” nga rrjeti, lejon nipin e vogël të rrëzohet për të shpëtuar gotën me shampanjë

16/10/2020 15:36

Një gjyshe në SHBA është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Kjo për faktin, pasi ajo në vend që të shpëtonte nipin e vogël që po rrëzohej reagoi me shpejtësi për të marrë gotën me shampanjë që të mos derdhej.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar duke thënë se si është e mundur që një gjyshe mendon për gotën e shampanjës, e jo për vogëlushin. Pamjet e këtij moment janë bërë virale në rrjetet sociale.

Megjithatë disa përdorues i janë vendosur në mbrojtje gjyshes duke thënë se nëse gota thyhej, fëmija mund të lëndohej shumë më tepër.

Top Channel