SHBA, 5-vjeçari hero! Mbron familjen nga hajdutët

16/10/2020 16:56

Një pesë vjeçar në Shtetet e Bashkuara është kthyer në heroin e ditës pasi pamjet filmike të shpërndara në internet, e tregojnë vogëlushin duke luftuar me personat e armatosur që i hynë në shtëpi dhe duke u përpjekur të mbronte familjarët e tij.

Në xhirime shihet sesi katër persona me maska dhe te armatosur hyjnë në banesën e Tamika Reid në South Bend të Indianës.

Policia thotë se agresorët i kishin rënë derës dhe një fëmijë tjetër ua kishte hapur. Në video, Tamika shihet duke hekurosur rrobat ndërsa pranë saj luante I biri 5 vjeçar, David Johnson.

Kur burrat hyjnë brenda, të gjithë tmerrohen, ndërsa vogëlushi i sulmon. David kap makinat me të cilat po lozte dhe i lëshon drejt tyre, teksa përpiqet t`i heqe armën nga dora njërit prej burrave.

Më vonë ai tha për mediat, se ishte përpjekur të shpëtonte të ëmën. Policia ende po heton në lidhje me incidentin.

Top Channel