100 të ftuar brenda, momenti kur policia “prish” dasmën (VIDEO)

16/10/2020 15:50

Policia në Londër ka ndaluar një ceremoni martesore me më shumë se 100 persona të pranishëm.

Sipas mediave britanike, pronari i “Tuor Rose” mund të gjobitet me 10 mijë paund për grumbullimin e kaq shumë njerëzve, pasi kjo bie ndesh me rregullat e përcaktuara nga autoritetet për frenimin e pandemisë COVID-19. Siç bëhet e ditur në njoftim, oficerët nga Policia Metropolitane u thirrën pas orës 6:30 të pasdites, për mbajtjen e një tubimi të madh.

Pamjet e trupit të policëve treguan hapur se të ftuarit nuk respektonin distancën fizike, teksa ishin duke u dëfryer në dasmë. Ndërkohë edhe kryeinspektori Peter Gardner e etiketoi shkeljen si “të rrezikshme dhe marrëzi”. Në ligjin e ri të hartuar nga autoritetet, dasmat nuk lejohen të zhvillohen me më shumë se 15 persona. Me anë të këtyre masave, autoritetet shpresojnë që numri i infektimeve me COVID-19 të ulet, pasi ditët e fundit në ishull, rastet kanë qenë në numër të “frikshëm”.

Top Channel