“Tradhtia” e Laportës/ Lewandowski humbi 200 milionë euro duke pritur Barcelonën, agjenti i tij: Nuk pranoi sepse donte të vazhdonte në “Camp Nou” 28/07 09:37
Shtatë lojtarë të Juventusit raportohet se janë duke u hetuar për thyerjen e rregullave të karantinimit para ndeshjeve ndërkombëtare, dy javë më parë.
Juventusi ishte futur në izolim pasi dy anëtarë të stafit rezultuan pozitiv me Covid-19, dy javë më parë.Rodrigo Bentancur, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala, Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo u larguan nga hoteli për t’u bashkuar me kombëtaret e tyre respektive, ndërsa Buffon shkoi në shtëpi.
Sipas “La Gazetta dello Sport”, lojtarët në fjalë do të dënohen nëse komisioni disiplinorë gjen shkelje të procedurave. Gjithsesi, “Zonja e Vjetër” beson se Ronaldo me shokë nuk kanë thyer ndonjë rregull.
Top Channel