Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës ka shpallur listën e aplikantëve për plotësimin e “Vakancës së Parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese.

10 aplikantë kanë aplikuar për për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Aplikantët që kanë aplikuar janë :

  1. Aleksadër Toma
  2. Altin Binaj
  3. Aldona Sylaj
  4. Ardita Buna (Alsula)
  5. Eugen Papandile
  6. Ilir Haznedari
  7. Klajdi Mone
  8. Orkida Totojani
  9. Përparim Kalo
  10. 10.Shaqir Hasanaj

Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre, do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të vijojë po menjëherë procesin për verifikimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.

Sakaq Presidenti i Republikës  i bën thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që  të fillojë menjëherë nga puna me mbledhjen e dokumentacionit përkatës për të verifikuar sa më parë kandidaturat, duke bërë me dije çdo pengesë që mund të ndeshë gjatë procesit të mbledhjes dhe/ose përpunimit të informacionit për këtë qëllim.

Top Channel