Top Talk: Çfarë thotë Mustafa Nano për “Një Javë në Manastir“?! Ndodhia e një ngjarjeje unike

16/10/2020 17:06

Gazetari i njohur Mustafa Nano, ishe i ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, për të prezantuar librin e tij më të ri me titull ”Një Javë në Manastir”.

Jo vetëm histori, libri mishëron edhe nuanca letrare. Kështu e prezantoi këtë libër Nano, e cila flet për Manastirin e viteve 20, atë Manastir ku më datë 14 nëntor të vitit 1908 u hartua alfabeti shqip. E veçanta e librit të shkruar nga Nano është personazhi kryesor, një anglez i cili pas problemeve familjare zhvendoset në Shqipëri.

Ai gjatë udhëtimit në Manastir, do të magjepset me mikpritjen dhe bukurinë shqiptare. Libri, thotë Nano përmban edhe vargje erotike, të sajuara nga ai vetë dhe kjo pasqyrohet nga një prej pjesëmarrësve në Kongresin e Manastirit. Personazhi anglez, i përfytyruar nga Nano, do të tregojë me detaje një udhëtim për në Shqipërinë e atyre viteve, ku për të parën herë sipas Nanos, toskë-gegë, myslimanë dhe të krishterë u bënë bashkë për të mirën e vendit.

Ne jemi në një botë kur gjërat që prodhohen promovohen dhe kjo ë bëj unë është një gjë që e bëjnë të gjithë autorët. Në rastin konkret mendoj që ky libër njerëzve mund t’i interesojë, për ata njerëz që kanë pasion për historinë e tyre por edhe për letërsinë dhe librat në përgjithësi. Disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vendin tonë kanë ndodhur në vende që nuk janë pjesë e Shqipërisë. Manastiri po ashtu, ku është zhvilluar një ngjarje që unë e kam shumë për zemër. Për mua është e para herë që shqiptarët që u bënë bashkë, toskë e gegë, mysliman e krishterë. Aty është manifestuar uniteti kombëtar dhe ajo nuk ka precedent as sot. Menjëherë pas asaj ngjarje Shqipëria fitoi pavarësinë, edhe u fut në ekuacion edhe pushteti. Para kësaj ngjarje ka qenë e dobët vetëdija kombëtare, kjo ngjarje më ka surprizuar shumë.

Ky libër është një roman, një kontekst historik që zhvillohet një ngjarje krejt tjetër. Qëllimi kur kam bërë këtë roman, është që t’i jap lexuesit një ide të plotë të shekullit të 20, lexuesit të librit t’i krijohet një imazh çfarë ka ndodhur ato vite në Shqipëri. Ka qenë një dëshirë e hershme që personazhi kryesor të jetë një i huaj, e kam bërë këtë sepse më ka intriguar gjithmonë udhëtarët e huaj në Shqipëri. Megjithëse ndryshime ka sa të duash, esencialisht ne mbeteni ata që kemi qenë. Ballkani është konsideruar një fuçi baruti ashtu është edhe sot. Vazhdon kjo lloj situate, edhe 100 vite më pas në Ballkan Shqipëria ka mbetur ajo që është, kemi një dimension tribal siç ka qenë atëherë. Ekziston problem, gegë e toskë, mysliman e krishterë. Kjo është një nga gjërat e para që tërheq vëmendjen e njeriut që studion atë periudhë. Myslimanëve shqiptar që kishin peshë, klerikë të fesë. Me ndonjë përjashtim të vogël, nuk ka pasur kontestime për alfabetin latin, nuk u kërkua alfabeti arab. Ne jemi më të përparuar se evropianët. Anglezët, francezët kanë një problem për marrëdhëniet fetare, ne jemi mësuar me këtë gjë, e mbartim prej kohësh. Kjo na ka bërë që të jemi të stërvitur”, u shpreh Nano.

Ndërsa më tej shtoi:

Denis unë e thash, po flasim për ngjarjen. Unë e thash që ngjarja është një fasadë për të shtruar intrigën e romanit. Esencialisht merrem me një fabul të romanit. Ai vjen për herë të parë, bëhet kureshtarë. Durhami nuk shfaqet në librin tim, por ekziston, gruaja e Robertit. Ai vjen këtu, ka edhe motive të tjera që vjen, zbulon shqiptarët në vetë të parë. Në fund fare ky magjepset mbas botës shqiptare, fati e ndihmoi të kishte njohje të mira, njihet me personazhe që marrin pesë në kongres. Pra këtu kemi lidhje të natyrës, burrë grua. Aty është një këngë erotike. Në Toskëri ka qenë traditë ajo gjë, të këndohen këngë erotike. Unë kam sajuar aty një këngë të natyrës erotike. Unë kam pasur një lloj frike se kjo do të merret si delegacion, asnjëri nuk ka reaguar keq”.

Top Channel