E hënë, 24 Gusht 2020
17:16
Polici hero/ Vogëlushja ndodhej e mbyllur në makinë, momenti kur oficeri thyen xhamin dhe e shpëton

Policia e Teksasit në SHBA, ka arritur të nxjerrë nga makina e mbyllur një vajzë 1 vjeçare, e cila ishte mbuluar nga të vjellat si pasojë e temperaturave tepër të larta.

17:08
NYT: Hulumtuesit në Hong Kong thonë se është i mundshëm riinfektimi me koronavirus

E përditshmja amerikane, The New York Times ka raportuar të hënën se disa hulumtues në Nju Jork kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me koronavirus.

17:00
Talat Xhaferi letër falenderimi Ruçit: Me ndihmën tuaj, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po fuqizohen

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i ka dërguar sot një letër falenderimi homologut shqiptar Gramoz Ruçi.

16:52
Biznesmeni shqiptar i goditi me thikë të motrën, zbardhet sherri i Maguire në Greqi…

Disa ditë më parë, lajmi se kapiteni i Manchester United, njëherazi edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Harry Maguire, u përfshi në një zënkë me një grup të rinjsh, ishte kryefjala e mediave britanike.

16:39
Somali, dënohen me burg 4 zyrtarë të shëndetësisë për korrupsion

Një gjykatë rajonale në kryeqytetin somalez Mogadishu sot ka dënuar 4 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë me 18 vjet burg për korrupsion dhe vjedhjen e parave publike.

16:26
Covid-19, rekord infektimesh/ Ministria e Shëndetësisë: 4 humbje jete dhe 178 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 humbje jete dhe 178 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

16:24
Kapja spektakolare e mashtruesit botëror australian në plazhin e Sidney nga policët e infiltruar (video)

Ky është momenti dramatik i kapjes së mashtruesit më të famshëm në Australi, Peter Foster nga policë të maskuar si vrapues në plazhin e Sidney.

16:21
Kosovë/ Zemaj: Vaksina për COVID-19 do të jetë falas

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur për sigurimin vaksinave kundër COVID-19.

16:20
Alarmohen autoritetet Franceze/ Vendpushimi i nudistëve kthehet në vatër koronavirusi

Autoritetet shëndetësore franceze kanë njoftuar krijimin e një vatre të re të koronavirusit, në një vendpushim të famshëm nudist në jug të vendit.

16:15
Pushtim alien? Kozmonautët rusë regjistrojnë drita të çuditshme nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar!

Një kozmonaut rus ka regjistruar disa drita misterioze nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Ivan Vagner, i cili qëndron është aktualisht brenda stacionit në fjalë, I publikoi pamjet e çuditshme në profilin e tij në Twitter.

16:10
Qeveria gjermane: Navalny mund të jetë helmuar, mbrojtja e tij e domosdoshme

Qeveria gjermane ka thënë se “ka mundësi” që kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është helmuar në Rusi dhe se i duhet mbrojtje personale derisa është duke u trajtuar në një spital në Berlin.

16:07
Evropë, rriten rastet/ Rekorde të reja në Francë e Itali

Pjesa më e madhe e kontinentit po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit. Franca raportoi shifrën e saj më të lartë ditore që nga maji, të dielën dhe ministri francez i shëndetësisë tha se pjesa më e madhe e rasteve të reja qarkullojnë mes nën 40 vjeçarëve dhe se tek kjo kategori virusi po përhapet katër herë më shpejt.

16:03
Maqedonia e Veriut/ 4 viktima dhe 78 raste të reja me COVID-19

Sot Maqedonia Veriore regjistroi shifrën më të ulët të të infektuarve me COVID-19, që pas raportit të 4 gushtit.

15:59
Kritiku i Putin, nën mbikëqyrje/ Ai po ndiqej gjatë udhëtimit në Siberi ku edhe u helmua

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili po mjekohet në një spital gjerman pas një helmimi të dyshuar, ishte nën mbikëqyrje nga agjentët federalë të sigurimit rus, gjatë udhëtimit të tij të fundit në Siberi, raporton një gazetë ruse.

15:54
“Sekreti i shokut tim më të mirë”/ Rrëfimi i përkthyesit për punën e fundit dhe letërsinë për të rinj 

Ka përkthyer rreth 80 libra. Xhimi Lazri ka një marrëdhënie të veçantë me gjuhët e huaja dhe me kulturat. Megjithëse ne nuk e njohim vetëm si personazh të librit, por edhe si muzikant.

15:54
Greqi/ Stërvitje ushtarake në det, grumbullohen mjete luftarake në brigjet e ishullit të Kretës

Greqia tha të hënën se do të zhvillojë një ushtrim ushtarak me përfshirje të marinës dhe forcës ajrore në një zonë të Mesdheut lindor, ku Turqia po kërkon për naftë dhe gaz.

15:50
Koksh “hap thesin”/ 100 mijë dollarë për sportistët e rinj

Prej muajsh, pandemia ka kushtëzuar jetesën e njerëzve.

15:50
Italia do hapë universitetet/ Me maska dhe me sallat e leksioneve përgjysmë

Leksione me numër të caktuar studentësh, me sallat e mbushura përgjysmë dhe gjithnjë me maska. Këto janë disa prej masave në universitetet italiane në rifillimin e vitit të ri akademik.

15:43
Mbytet një pushues në ‘Plazhin e Vjetër’ të Vlorës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e vjetër të Vlorës, ku ka gjetur vdekjen një i moshuar.

15:33
Të gatuash në natyrë/ Pasioni i Jusuf islamit nga Kosova

Gatimi brenda kuzhinës për shumë kë mund të jetë profesion e pasion por për Jusuf Islamin gatimi kalon kufijtë e të zakonshmes.

15:30
Gratë shqiptarë më punëtoret/ Komisioni Evropian: Të parat si amvisa dhe menaxhimin e shtëpisë

Për të disatin vit, sipas një anketimi të Komisionit Europian, gratë shqiptare renditen të parat, si nikoqire, amvisa dhe menaxhere të mira, të punëve të shtëpisë.

15:20
Përse po digjen makinat? Mekanikët tregojnë gabimet që bëjnë shoferët në Shqipëri

Këto njolla të zeza që shihni janë të një automjeti që u dogj pak minuta pas mesnatës së të dielës në zonën e “Kodrës së Diellit”.

15:11
Nxënësit në klasë 1.5 metra larg/ Shkolla nis më 14 shtator. Klasat duhen dezinfektuar çdo ditë

Nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës me 14 shtator pas shkëputjes 7 mujore prej saj për shkak të situatës së koronavirusit.

15:09
Kosovë/ 13 të vdekur dhe 99 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive.

15:07
Grida Duma “zhvesh” kostumin serioz/ Poston foton joshëse nga pushimet në det

Kur bëhet fjale për njerëz të njohur të politikës të gjithë jemi kurioz ti shohim të “zhveshur” nga kostumi serioz. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një fotografi nga pushimet në profilin e saj në Instagram. Edhe ajo ka zgjedhur detin për të kaluar pushimet këtë verë.

15:01
Ekskluzive/ Predha në plazhet e Sarandës! Zbulohen nga turisti çek, 20 metra pranë bregut

Në këtë plazh, jo më shumë se një kilometër në veri të qytetit të Sarandës, një turist çek ka zbuluar dhjetra predha mortajash vetëm 20 metra larg bregut.

15:00
Indonezia shtyn hapjen e ishullit të Balit për turistët e huaj

Ishulli indonezesk i Balit ka shtyrë datën e hapjes së tij për turistët e huaj pas datës 11 shtator, pas raportimit të rritjes së numrit të të infektuarve në vendet e Azisë Juglindore.

14:49
Këngëtari shqiptar i propozon për martesë aktores turke

Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani prej kohësh jeton në Turqi. Prej kohësh ka qëndruar larg muzikës, duke iu përkushtuar karrierës si aktor. Por, një muaj më parë iu rikthye sërish muzikës, duke publikuar projektin që mban titullin “Fluturojmë”.

14:25
(Fotot) Greqi/ Vajzën 3-vjeçare me kamërdare e merr era në det të hapur, shpëtohet mrekullisht nga një traget

Një fëmije 3 vjeçar është shpëtuar sot prej një trageti që operon në linjën Rio-Antirio në Patër.

14:15
Foto/ Nora Istrefi nuk zhgënjen kurrë, mahnit ndjekësit me foton e fundit

Një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar është padyshim Nora Istrefi. Këngëtarja e hitit “Anna” është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto në të cilat shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaj.

13:58
Me distancë në klasa/ Si do të zbatohet rregullorja anti-covid

Pas publikimit të udhëzuesit teknik nga Ministria e Shëndetësisë për nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 , gazetarja Kristi Gongo ka sqaruar ditën e sotme se cilat priten të jenë skenarët për fillimin e procesit mësimor në këtë kohë pandemie.

13:53
Kosovë/ Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për fillimin mësimit në shtator

Ministria e Arsimit ka publikuar disa udhëzime për fillimin e viti të ri shkollor 2020/2021.

13:34
Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet një banesë në Shkodër! Zjarri iu afrua një cisterne gazi

Një zjarr masiv ka përfshirë në pak minuta një banese në lagjen “Dërgut” të Shkodrës. Një shpërthim i një bombole gazi ka bërë që flakët të shpërndahen në banesë e më pas edhe në parkingun e shtëpisë duke sjellë edhe djegien e një automjeti.

13:34
Eyes green up!

Nga Monika Stafa
E ç’mund të mendojë njeriu në fund të një dite të lodhshme, kur kujtohet se ka marrë një ftesë për në premierën e një telefilmi me titullin “Sex & City”, përveçse, më në fund, ja ku ka ardhur një çast për t’u zbavitur, dhe pas kësaj nuk i mbetet veçse ta lerë veten të lirë për të shpejtuar drejt dëfrimit që e pret? Kemi mbaruar punë, i thashë vetes, dhe është tamam koha për t’u marrë me lehtësitë e mbrëmjes.

13:29
Vitrina e librit/ Libraritë dhe Covid-19

Epidemia e COVID-19 preku ndër të tjera libraritë kudo në botë, duke i detyruar këto sipërmarrje t’u kthehen veprimeve në internet përmes platformave të tregtisë elektronike.

13:14
Organizoi dasmë në kohë koronavirusi, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i një restoranti

Tiranë- Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

13:11
Presidenti Meta dekreton Rektorët e Universiteteve Publike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u dorëzoi sot dekretet e emërimit rektorëvetë universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 korrikut.

13:00
Arrestohen tre persona në Tiranë, njëri ushtronte dhunë ndaj gruas

Tiranë- Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Shtetasi E.Z, 33 vjeç është kapur në flagrancë nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Nr,4. Gjithashtu është bërë arrestimi i një 60 vjeçari i cili ka goditur për shkak të detyrës një punonjes të një policie private.

12:52
Postimi prekës i Metës për vdekjen e ish-kryebashkiakut të Përmetit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të parë  të Përmetit, Dhimitër Nasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

12:48
Kurti: Mjerimi si shifër e shtetit, në Kosovë jetohet keq

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovë (ASK) mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesë.

12:36
Mësimi në distancë me pasoja, sociologu: Shkolla e pazëvendësueshme

Rënie të suksesit në mësime, probleme në socializim e me probleme të tjera psikologjike mund të përballen fëmijët dhe nxënësit nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë larg objekteve shkollore.

12:34
Mustafa: S’ka disponim për zgjedhje, VV-së i ka mbetur në duar mocioni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para takimit me partnerët e koalicionit dhe kryeministrin Hoti që do të mbahet pasditen e sotme, deklaroi për KosovaPress se nuk ka disponim nga shumica për zgjedhje, pavarësisht se asaj nuk i tremben.

12:30
Trump kritikohet nga e motra/ Dalin incizimet kur ajo e quan mizor dhe gënjeshtar

Motra më e madhe e Donald Trump e cilësoi presidentin amerikan, mizor dhe gënjeshtar, mungesa e parimeve të të cilit e bën atë të pabesueshëm. Dhe ajo e ka bërë këtë në një regjistrim të marrë në mënyrë të fshehtë.

12:24
Rindërtimi i shkollave/ Në Shijak mësimi do të nisë në shkolla zëvendësuese

Viti i ri shkollor do të kthejë nxënësit në shkolla, pas vitit të kaluar që u mbyll me mësim në distancë,  po në zonat e dëmtuara nga tërmeti kthimi në bankat e shkollës nuk do të jetë një proces i lehtë.

12:17
Kukës/ Aksidentoi 11-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vetëdorëzohet autori

Kukës- Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Kukës-Gostil.

12:09
“Mund të ngrihet një dron…”/ Klubi i Tiranës kërkon ndihmën e policisë se shtetit përpara ndeshjes me Cervena Zvezden

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një grup personash, jo të tifo grupit ‘Fanatics’ mund të ngrenë një dron me një mesazh patriotik gjatë ndeshjes së rëndësishme që ‘bardhëeblutë’ do të luajnë përballë skuadrës serbe.

11:53
Britania nis takimet për arritjen e një marrëveshje midis Izraelit dhe Palestinës

Ministri i jashtëm britanik Dominik Raab do të takohet këtë jave me kryeministrin e Izraelit Benjanim Netanyahu dhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas  për të bërë presion për arritjen e një marrëveshjeje  për zgjidhjen e konfliktit midis dy shteteve.

11:52
35 mijë raste të reja me Covid-19 në SHBA

Rreth 35 mijë raste të reja me coronavirus janë regjistruar ditën e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas Universitetit “Johns Hopkins”, ndërsa numri total i personave të infektuar me Covid-19 kap shifrën e 5.7 milion njerëz.

11:46
Emrat/ OFL rikthehet në Elbasan, kush janë 4 të dënuarit që duhet të justifikojnë burimin e pasurisë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

11:43
Lëshohen 6 bova dalluese në liqenin e Shkodrës, lehtësohet orientimi për peshkatarët

Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.

11:37
Ruçi uron kryeparlamentarin ukrainas, Razumkov, për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, z. Dmytro Oleksandrovych Razumkov Razumkov, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

11:35
Ministrja Shahini, mbi zhvillimin profesional të mësuesve: Zhvillojmë kompetencat e nxënësve për jetën duke ndërtuar kapacitetet e mësuesve

“Përtej një viti shkollor që lamë pas me vështirësitë e krijuara nga tërmeti i nëntorit dhe pandemia Covid-19, zhvillimi profesional i mësuesve ka qenë pa ndërprerje në fokus të punës sonë të përditshme”, shprehet Ministrja Besa Shahini në një postim në rrjete sociale.

11:33
Lezhë/ Aksident në kryqëzimin e Rrilës, makina përplaset me një motor

Një aksident pa viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm  në kryqëzimin e Rrilës.

11:21
Kukës/ Makina përplas një 11-vjeçar, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes! Fëmija niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip  “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.

11:18
Tiranë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë tek ‘Kodra e Diellit’, reagon policia

Tiranë- Një makinë është shkrumbuar nga flakët në  rrugën “’Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”.

11:10
Thellohet bilanci/ Mbi 960 mijë persona të infektuar me Covid-19 në Rusi

Rusia ka raportuar 4744 raste të reja të personave të infektuar me coronavirus, duke e dërguar shifrën totale të të infektuarve në mbi 960 mijë, çka e rendit shtetin rus në vendit e katërt në botë për më shumë persona të infektuar.

11:07
Vlorë/ Arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim droge

Vlorë- Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës.

11:01
 Korçë/ Infektohen me COVID-19 dy infermierë në qendrën e shëndetit mendor në Korçë

Burime pranë Dshp Korçë bëjnë të ditur se 2 infermierë të qendrës shëndetësore të cilët kanë qenë me pushime kanë shfaqur shenja të COVID-19 dhe pas tamponit kanë rezultuar pozitiv.

10:55
Frontex ndalon dy emigrantë sirian të paligjshëm në aksin Korçë-Boboshticë

Frontex vijon prej disa muajsh misionin në kufijtë e Shqipërisë për emigrantë të paligjshëm. Së fundmi janë ndaluar dy sirianë në aksin Korçë Boboshticë.

10:47
Facebook duhet të paguaj mbi 100 milionë euro për taksa në Francë

‘Facebook France’ ka pranuar të paguajë më shumë se 100 milionë euro taksa, duke përfshirë një gjobë në lidhje me vitet e llogaritjes para vitit 2018 ka raportuar revista franceze “ Capital”.

10:43
Të paktë 7 vjedhje banesash, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Tiranë- Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen se kanë kryer një seri vjedhjesh në banesa të ndryshme.

10:34
Korçë/ Transportonin 10 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre autorët

Korçë- 3 persona janë arrestuar nga policia e Korçës për shkak se janë kapur duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm.

10:28
Raporti i OBSH për mjekët, Meta: Problem shumë serioz

TIRANË- Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me publikimin e bërë nga OBSH që e rendiste Shqipërinë ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë.

10:09
Greqi/ Shpërthim në një anije udhëtarësh në Kretë, të paktën 4 të plagosur

GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një anije udhëtarësh në Kretë të Greqisë.

09:50
Nuk respektuan rregullat kundër Covid-19/ Gjobiten 5 biznese në Durrës e Krujë, 2 prej tyre mbyllen

Durrës- 5 pronarë të lokaleve në Durrës dhe në Krujë janë gjobitur me nga 1 milion lekë dhe me mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore dy prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

09:37
Fillon testimi i vaksinës italiane kundër koronavirusit, 90 vullnetar i nënshtrohen provës në Romë

ITALI- Ka filluar testimi i vaksinës italiane kundër koroanavirusit në institutin Spallanzani në Romë.

09:33
Pompeo nis turneun në Lindjen e Mesme me vizitën në Izrael, pritet takimi me kryeministrin Netanyahu

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Izrael ditën e sotme për të filluar një turne pesë-ditor në Lindjen e Mesme.

09:30
“Putini nuk do t’i hyjë asnjë rreziku me Bjellorusinë”

Vladimir Putini nuk mund të dërgojë tanke në Bjellorusi. Por ai do të përpiqet të ndihmojë Aleksander Lukashenkon të dalë nga kriza ku ndodhet, sigurisht me kushtet e Rusisë, shkruan Konstantin Eggert.

09:24
12 infermierë të trajnuar nga FSK i bashkohen QKUK-së

Dymbëdhjetë infermierë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’i bashkohen Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

09:24
3 mijë e 476 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

12 mijë e 448 persona janë infektuar nga virusi korona në Kosovë që nga 14 marsi kur edhe janë paraqitur rastet e para. Ndërsa, shkak i këtij infetkimi kanë vdekur 467 persona.

09:23
5 vjet nga kriza e refugjatëve në Gjermani: Çfarë është arritur?

Para 5 vjetësh, kancelarja Angela Merkel tha fjalinë e famshme “Ne ia dalim mbanë”. Në vitin 2015 erdhën brenda pak muajsh qindra mijëra emigrantë në Gjermani. Një vështrim pas dhe një bilanc i ndërmjetëm.

09:21
SHBA miraton përdorimin e plazmës si trajtim për Covid-19

Duke e quajtur “një moment me të vërtetë historik”, Presidenti Donald Trump përshëndeti të dielën miratimin nga qeveria të përdorimit të plazmës konvaleshente, që siç tha ai, “do të shpëtojë jetë të shumta” pacientësh të prekur nga koronavirusi.

09:17
Largimi i të rinjve nga Shqipëria, Basha: Shqiptarët duan një qeveri që ofron mundësi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  më anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza të reja ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

09:11
Tiranë/ Shfrytëzonin për prostitucion një 17-vjeçare, arrestohen një burrë dhe një grua në kryeqytet

Tiranë – Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare.

09:05
Breshër e dëborë/ Italia goditet nga një stuhi e fortë, shkatërrohen vreshta, pemë e makina

ITALI- Një stuhi e fuqishme ka goditur disa qytete në Itali. Për shkak të kësaj stuhie u regjistruan dëme të mëdha në qytete si Verona, Vicenze dhe Padova.

08:54
Elvana Gjata tregon ku po i kalon pushimet, publikon fotot nën ujë: Po marr frymë!

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, së fundmi ka zbuluar se ku po i kalon pushimet e kësaj verë.

08:48
Korçë/ Përshtatën lokalin për përdorim droge, arrestohen dy të rinjtë

Korçë – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen se kanë përshtatur lokalin për përdorimin e drogës si dhe për mbajtjen në punë të një punonjëse të pasiguruar.

08:40
Kryetarët e komunave të Kosovës takohen sot me kryeministrin Hoti

Kryetarët e komunave të Kosovës do të zhvillojnë sot një takim me kryeministrin Avdullah Hoti dhe tre ministra, për të diskutuar lidhure me shpërndarjen e 10 milionë eurove në komuna, fillimin e procesit mësimor dhe situatën epidemiologjike me koronavirus.

07:43
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe ulje temperaturash

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat mund të sjellin reshje lokale në zonat malore dhe ultësirën perëndimore.

E diel, 23 Gusht 2020
22:58
Bayern Munich thyen PSG, fiton për herë të 6-të Champions Leaguen

Futbollistët e Bayern Munih janë stolisur me titullin e gjashtë evropian pasi sonte në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë ishin më të mirë se PSG me rezultat 1:0.

22:48
Borrel: BE nuk kërkon kthimin e Bjellorusisë në një “Ukrainë të dytë”

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell paralajmëroi kundër rrezikut që Bjellorusia të kthehet në një “Ukrainë të dytë” duke e vlerësuar të domosdoshme një marrëveshje me presidentin, Alexandre Loukachenko, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja spanjolle “El Pais”.

22:35
Pamjet/ Protestat masive, Lukashenko lëviz me anti-plumb dhe automatik në dorë

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.

22:24
Finalja e Champions League/ Ndëshkohet PSG, gjermanët në avantazh

Futbollistët e Bayern kanë dalë në epërsi në pjesën e dytë të finales së Ligës së Kampionëve kundër PSG me rezultat 1:0.

21:49
Mbyllet pjesa e parë/ Spektakël në finalen e Champions League, por nuk preken rrjetat

PSG dhe Bayern kanë përfunduar pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve me rezultat 0:0.

21:45
“Vij me mbrojt vatan…”/ Tifozët e Tiranës mblidhen për të mbështetur skuadrën para ndeshjes me Crvena Zvezdan

Tifozët e klubit të Tiranës janë grumbulluar sot në qendrës stërvitore Skënder Halili për të mbështetur skuadrën e zemrës.

21:32
​Finalja e madhe PSG-Bayern/ Lewandovski godet shtyllën, Di Maria-s i ikën goli nga këmba

Ishin futbollistët e skuadrës franceze që patën rastin më të mirë për të shënuar, por në kundërsulm bavarezët për pak sa nuk befasuan.

21:26
​Trajneri i njohur italian bie pre e mashtrimit

Pasi humbi finalen e Ligës Evropiane ndaj Sevilla 3: 2, mediat italiane raportojnë gjithashtu se trajneri i Interit Antoniuo Conte është viktimë e një mashtrimi të madh në Britaninë e Madhe.

21:17
Daily Mail: Kim Jong-Un në gjendje kome! E motra e tij e vendosur të marrë kontrollin e Koresë së Veriut

Media e njohur, Daily Mail ka shkruar një artikull ku citohet një diplomat i Kores së Jugut i cili thotë se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un është në Koma.

21:08
Korçë/ Plagosi me thikë një 42-vjeçar, arrestohet 18-vjeçari

Korçë- Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se gjatë një konflikti mbrëmjen e sotme ka plagosur me thikë një 42-vjeçar.

20:56
Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e COVID-19

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të njoftojë të dielën në mbrëmje një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e koronavirusit.

20:43
​Barcelona: Pjaniç me koronavirus

Miralem Pjaniç, i cili ka qenë një lojtar i Barcelonës që nga 1 shtatori, është pozitiv me koronavirus, njoftoi klubin që e bleu futbollistin e njohur nga Juventus me një kompensim prej 60 milionë eurosh.

20:29
Edhe të famshmit kanë sozitë e tyre, njihuni me to (FOTO)

Çdokush që ka një ngjashmëri me një të famshëm, padyshim që mund të ndihet me fat.

20:16
Laçi përgatitet për Azerbajxhan/ Trajneri Cungu flet për sfidën me Keshlan për Europa League

Armando Cungu trajneri i Laçit prej dy javësh ka nisur fazën përgatitore me ekipin që pas pak ditësh do të luaj një ndeshje jo pak të rëndësishme për Europë ndaj skuadrës se Azerbajxhanit Keshla. Për vetë trajnerin Shkodran kundërshtari mbetet i vështirë megjithatë për Top Channel ai komplimentoi skuadrën e tij.

20:12
Rikthehen emocionet e finales/ Paris Saint Germain-Bayern Munich, publikohen formacionet zyrtare

Në orën 21:00, sytë të gjithë botës do të jenë në impiantin luksoz “Estádio da Luz”, në Lisbonë, pasi atje do të luhet finalja e “Champions League”, mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

20:03
Të jetosh në stan/ 25 familje nga Bajram Curri verojnë në mal

25 Familje nga Bajram Curri dhe fshatrat përreth kanë vendosur që gjatë stinës së verës të shpërngulen në Markovcaj, në Bjeshkë të Tropojës. Ata kanë ngritur stane për tu strehuar. 

19:54
Me dhallë e domino…/ Të dielat e të moshuarve që nuk shkojnë në plazh

Kjo verë, si asnjë vit më parë, është jo vetëm përvëluese, por e ngarkuar me frikën prej Kovidit. Por si po i kalojnë ditët e nxehta, njerëzit e moshës së tretë?

19:52
Video/ Pas 60 vitesh në Brazil bie borë në gusht

Mbi 20 qytete në Brazilin qendror dhe jugor kanë përjetuar këtë të diel temperaturat më të ulëta ndër vite dhe larg të zakonshmes për muajin gusht.

19:48
E diela në qytet/ Në vend të detit, lumenjtë dhe shëtitje në parqe

Kryesisht gjatë fundjavës banorët e Tiranës zgjedhin t’i drejtohen plazheve. Por ka edhe nga ata qytetarë, që edhe pse të pakët në numër, kanë zgjedhur lumin Erzen, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit.

19:28
UEFA publikon listën, ja kush janë golashënuesit më të mirë në finalet e “Champions League”

Pak orë para finales së “Champions Legue”, e cila do të luhet mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain, UEFA, ka publikuar listën e golashënuesve më të mirë të finaleve të këtij kompeticioni.

19:15
Berberët afrikano-amerikanë i bashkohen luftës ndaj COVID-it

Sipas një studimi, afrikano-amerikanët vdesin nga COVID-19 katër herë më shumë se të bardhët.