Tiranë- Një makinë është shkrumbuar nga flakët në  rrugën “’Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës  00:45 dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetases B.B.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës  00:45, në rrugën “’Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetases B.B.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel