Lëshohen 6 bova dalluese në liqenin e Shkodrës, lehtësohet orientimi për peshkatarët

24/08/2020 11:43

Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.

Tashmë peshkatarët shqiptarë dhe ato malazezë por edhe policitë kufitare të të dy vendeve do ta kenë më të lehtë të orientohen dhe të dallojnë vijën kufitare gjatë lundrimit në liqenin e Shkodrës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila shkruan:  Peshkatarët shqiptarë ?? dhe malazezë ?? por edhe policitë kufitare të të dy vendeve do ta kenë më të lehtë të orientohen dhe të dallojnë vijën kufitare gjatë lundrimit në liqenin e Shkodrës.

Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.

FA në krye të detyrës!??

Top Channel