Mbyllet pjesa e parë/ Spektakël në finalen e Champions League, por nuk preken rrjetat

23/08/2020 21:49

PSG dhe Bayern kanë përfunduar pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve me rezultat 0:0.

Në stadiumin “Luz” në Lisbonë, të dyja skuadrat treguan 45 minuta të bukur me plot raste shënimi.

Neymar, Herrera, Di Maria dhe Mbappe patën raste të mira shënimi, por sidomos ky i fundit kur një minutë para përfundimit të pjesës së parë nga afërsia dërgoi topin drejt në duart e Neuer.

Në kundërsulm, Bayern mundi të shënojë, por mbrojtja e skuadrës franceze u tregua e vëmendshme dhe nuk lejoi befasi.

Bayern kërkoi penallti në minutën 45 duke aluduar se njëri lojtar i PSG-së luajti me dorë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Nga ana tjetër, Lewandowski pati dy rate të mira për Bayern, por së pari goditja e tij u ndal nga shtylla, ndërsa në tentimin e dytë ishte Navas ai që nuk lejoi befasi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel