25 Familje nga Bajram Curri dhe fshatrat përreth kanë vendosur që gjatë stinës së verës të shpërngulen në Markovcaj, në Bjeshkë të Tropojës. Ata kanë ngritur stane për tu strehuar. 

Gëzim Gjonaj prej 10 vitesh tre muaj të vitit i kalon këtu. Ai i thotë se secili në familjen e tij e di detyrën që duhet të bëjë.

Gëzim Gjonaj: Këtu mbarështroj bagëti unë mbaj lopë dhe merrem edhe me kultivimin e Boronicës.

Gazetarja: Sa fëmijë ke?

Gëzim Gjonaj: Unë kam 4 fëmijë 2 vajza dhe dy djem.

Gazetarja: Fëmijët e tu cfarë mendojnë për jetesën këtu në stan?

Gëzim Gjonaj: Janë shumë të lumtur

Gazetarja: Kur ka qenë rasti i fundit që ka zbritur ndonjë kafshë e egër?

Gëzim Gjonaj: Në krye të dy javëve ka ra ujku dhe ka dëmtu 3 qengja dhe dy dele.

Më i vogli i shtëpisë Erjoni kujdeset për kafshët dhe shkon në burim për të mbushur ujë sa herë të jetë nevoja. Ndërsa djali i madh Gazmiri, shkon në mal për të siguruar drutë.

GAZETARJA: Jam me Gazmirin dhe Erjonin. Gazmir ti je 16 vjec të mungon jeta e qytetit?

Gazmir Gjonaj: Më mungon shoqëria dhe rrjetet sociale pasi jemi mësuar shumë me to.

Erjon Gjonaj: Më bukur është në Bjeshkë. Këtu dal shumë shpesh

Gazetarja: Cfarë të pëlqen kaq shumë këtu?

Erjon Gjonaj: Ajri i pastër, gjelbërimi, kafshët

Gazetarja: Si e mbush ti ditën?

Erjon Gjonaj: Dalim me vëllain shëtitje, dalim për boronica, cojmë lopët në mal

Gazetarja: Shokët e tu a bëjnë të njëjtën gjë si ti?

Gazmir Gjonaj: Shumë pak 2-3 persona mund ta bëjnë.

Gazetarja: Cfarë kafshe të egër ke parë?

Gazmir Gjonaj: Ujkun dhe arushën. Arusha mu turr mbara por unë ika më shumë shpejt. Kishte ngjyrë të kuqe, ishte e madhe dhe e frikshme.

Jeta këtu në mal është e patë. Mali të siguron ajrin e pastër, ujin që buron ndërsa bornica të ardhurat.

Tek stani familjes Gjonaj pandemia nuk ekzistion, shqetësimi i vetëm i tyre janë ditët me shi.

Top Channel