Laçi përgatitet për Azerbajxhan/ Trajneri Cungu flet për sfidën me Keshlan për Europa League

23/08/2020 20:16

Armando Cungu trajneri i Laçit prej dy javësh ka nisur fazën përgatitore me ekipin që pas pak ditësh do të luaj një ndeshje jo pak të rëndësishme për Europë ndaj skuadrës se Azerbajxhanit Keshla. Për vetë trajnerin Shkodran kundërshtari mbetet i vështirë megjithatë për Top Channel ai komplimentoi skuadrën e tij.

“Mesa kam informacion unë është ekipi që ka hyrë më fuqishëm se çdo ekip tjetër në Azerbajxhan ai përket merkatos kjo do të thotë që po rivalizojnë Qarabagun. Keto nuk ndikojnë gjithmonë pozitivisht ndërrimi i trajnerit apo lojtarëve, çka dua të them është se nuk janë ekip i harmonizuar në mënyrë perfekte. Kanë një avantazh ritmin e mirë sepse janë aktualisht në kampionat. E rëndësishme është të bëjmë atë që u kam kërkuar djemve të tregojmë futbollin tonë karakterin tonë”

Sa i përket afrimit te Mentor Mazrekaj, Cungu u ndal tek eksperienca e tij madje zbuloi se gjithnjë ka qenë fans i stilit të tij të lojës.

Të jem i sinqertë unë kam qenë gjithmonë tifoz i Mazrekaj, unë isha trajner i Vllaznisë kur ai luante për Partizanin dhe për mua në atë kohë ka qenë futbollisti më i mirë në kampionatin tonë, shumë cilësor. Ka shpreh dëshirën vetë të vijë tek Laçi dhe në e kishim derën hapur.

Në fund nuk mungoi një  koment as për periudhën e pazakontë Covid 19 që futbolli po kalon.

Kjo është hera e pare qe ndodh në futbollin botëror dhe ne trajneret jemi pak ne siklet sa i përket stërvitjes dhe ngarkesave fizike, edhe djemtë e kuptojnë këtë situatë dhe duhet ta marrim si fenomen botëror sepse është vetëm tek ne kjo situatë.

Top Channel