Facebook duhet të paguaj mbi 100 milionë euro për taksa në Francë

24/08/2020 10:47

‘Facebook France’ ka pranuar të paguajë më shumë se 100 milionë euro taksa, duke përfshirë një gjobë në lidhje me vitet e llogaritjes para vitit 2018 ka raportuar revista franceze “ Capital”.

Drejtuesit e Facebook-ut nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Gjithashtu edhe ministri i Financave në Francë është shprehur se nuk mund të japë koment për raste individuale të taksave.

Revista “ Capital” ka njoftuar se ka shikuar disa dokumenta ku tregojnë se Facebook ishte urdhëruar të paguajë 104 milionë euro taksa, përfshirë edhe një gjobë prej 22 milionë eurosh.

Top Channel