Trump kritikohet nga e motra/ Dalin incizimet kur ajo e quan mizor dhe gënjeshtar

24/08/2020 12:30

Motra më e madhe e Donald Trump e cilësoi presidentin amerikan, mizor dhe gënjeshtar, mungesa e parimeve të të cilit e bën atë të pabesueshëm. Dhe ajo e ka bërë këtë në një regjistrim të marrë në mënyrë të fshehtë.

Ajo bëhet kështu pjesëtarja më e fundit e familjes që vë në shënjestër presidentin. Maryanne Trump Barry, një ish gjykatëse federale, e ka kritikuar të vëllain për politikat e tij të emigracionit që bënë që fëmijët të ndaheshin nga prindërit në kufi dhe të dërgoheshin në qendra ndalimi.

“Gjithçka që ai do të bëjë është të tërheqë bazën e tij”, thotë ajo në regjistrimet e siguruara nga Uashington Post. “Ai nuk ka asnjë parim, asnjë”.Regjistrimi ishte bërë në mënyrë të fshehtë nga mbesa e presidentit Mary Trump, që muajin e kaluar botoi një libër bombastik për familjen toksike që e kishte prodhuar atë. Në një pikë, në regjistrim, motra e Trump i thotë mbesës: “Ai është më i djallëzuari nga të gjithë. I djallëzuar dhe mizor. Donald është mizor”. Regjistrimi hodhi dritë edhe mbi burimin e një pretendimi të sikletshëm në libër se presidenti kishte paguar dikë që të futej në vend të tij në një provim për pranimin në universitet.

“Ai shkoi në universitetin e pensilvanisë sepse dikush tjetër kishte marrë provimin”, thoshte Barry, duke shtuar se ajo madje mbante mend edhe emrin e personit. Duke reaguar, shtëpia e bardhë botoi një deklaratë në të cilën thuhej: Cdo ditë ka diçka të re. kujt i bëhet vonë. Mua më mungon vëllai im dhe unë do të vazhdoj të punoj shumë për amerikanët. Jo të gjithë janë në një mendje por rezultatet janë të dukshme. Vendi ynë shumë shpejt do të jetë më i fortë se kurrë”.

Top Channel