Rikthehen emocionet e finales/ Paris Saint Germain-Bayern Munich, publikohen formacionet zyrtare

23/08/2020 20:12

Në orën 21:00, sytë të gjithë botës do të jenë në impiantin luksoz “Estádio da Luz”, në Lisbonë, pasi atje do të luhet finalja e “Champions League”, mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Gjermanët do të tentojnë me çdo kusht për të rikonfirmuar formën e mirë të këtyre ndeshjeve të fundit dhe të sjellin në shtëpi trofeun, e cila në bavari mungon që prej 2013. Nga krahu tjetër, Paris Saint Germain, shpreson të shkruaj historinë dhe të fitojë kupën prestigjioze për herë të parë që prej themelimit të klubit. Pak më parë të dyja skuadrat kanë publikuar dhe formacionet që do të zbresin në fushë sonte…

Më poshtë mund të gjeni formacionet e të dyja skuadrave:

 

Formacioni startues i PSG-së: Keylor Navas; Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat; Ander Herrera, Marquinhos, Paredes; Neymar, Mbappé, Di María.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Thiago, Leëandoëski, Boateng, Goretzka, Davies, Gnabry, Muller, Alaba, Coman, Kimmich.

Top Channel