‘Duhet të pushojmë, por nuk na dëgjon askush’/ Alexander Zverev revoltohet: Kalendari duhet të shkurtohet 31/10 13:17
Miralem Pjaniç, i cili ka qenë një lojtar i Barcelonës që nga 1 shtatori, është pozitiv me koronavirus, njoftoi klubin që e bleu futbollistin e njohur nga Juventus me një kompensim prej 60 milionë eurosh.
“Pjaniç nuk është ndier mirë në ditët e fundit dhe kjo është arsyeja pse iu nënshtrua një testi për COVID-19 dje. Testi i tij është pozitiv. Lojtari është në gjendje të mirë dhe është në izolim shtëpiak”, njoftoi klubi katalanas.
Klubi i ri i mesfushorit boshnjak njoftoi se Pjaniç do të bashkohet me shokët e tij të ri pas dy javësh për shkak të infeksionit, dhe jo menjëherë, siç ishte planifikuar.
Top Channel