Breshër e dëborë/ Italia goditet nga një stuhi e fortë, shkatërrohen vreshta, pemë e makina

24/08/2020 09:05

ITALI- Një stuhi e fuqishme ka goditur disa qytete në Itali. Për shkak të kësaj stuhie u regjistruan dëme të mëdha në qytete si Verona, Vicenze dhe Padova.

Sipas mediave italiane stuhia solli erë të fortë, reshje të dendura shiu dhe breshëri, ku u shkatërruan qindra pemë  e makina, ndërsa disa prej rrugëve janë pushtuar nga uji.

Në Verona në shumë zona janë dëmtuar vreshtaritë ndërsa kryetarët në bashkitë e këtyre rajoneve kanë shpallur gjendjen e krizës. Sot do të bëhet edhe një përllogaritje e dëmit të shkaktuar.

Ndërsa në majat e maleve dëbora ka zbardhur me 20 cm zonën e skive të akullnajës Stelvio në nivelin mbi 2200 metra.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel