Finalja e Champions League/ Ndëshkohet PSG, gjermanët në avantazh

23/08/2020 22:24

Futbollistët e Bayern kanë dalë në epërsi në pjesën e dytë të finales së Ligës së Kampionëve kundër PSG me rezultat 1:0.

Autor i golit ishte Coman në minutën 60, të cilin trajneri Flick e vendosi në ekipin e parë pasi tha se francezi është plot energji dhe ka dëshirë të mposhtë ish-skuadrën e tij.

Kingsley Coman kishte serish rast për 2:0 në minutën 62, por ishte Silva ai që shpëtoi portën franceze.

Ndryshe., ky ishte goli i 500 i Bayern në Ligën e Kampionëve.

Top Channel