Pamjet/ Protestat masive, Lukashenko lëviz me anti-plumb dhe automatik në dorë

23/08/2020 22:35

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Sipas një video të shpërndarë në rrjet, Lukashenko shihet teksa mban në dorë një automatik Ak47 dhe është i veshur me antiplumb dhe i shoqëruar me disa truproja.

Mediat e huaja raportojnë se Lukashenko është paraqitur sot, në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno.

Tensionet politike në Bjellorusi vijojnë të jenë në kulmin e tyre. Kundër Lukasenkos vijojnë protestat masive të popullit bjellorus. Ndërkohë prej disa ditësh OSBE po kërkon që të ndërmjetësojë një mundësi zgjidhje mes palëve politike. Kjo iniciativë e OSBE është mbështetur nga BE dhe SHBA.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel