Me dhallë e domino…/ Të dielat e të moshuarve që nuk shkojnë në plazh

23/08/2020 19:54

Kjo verë, si asnjë vit më parë, është jo vetëm përvëluese, por e ngarkuar me frikën prej Kovidit. Por si po i kalojnë ditët e nxehta, njerëzit e moshës së tretë?

“Ja vijmë nja dy orë këtu, e luajmë domino. Pastaj një ujë të ftohtë, apo dhallë, dhe në këmbë e në shtëpi përsëri.”

“Unë zakonisht shkoj te tre fëmijët në Gjermani, por këtë vit u bllokuam.”

“Nga vjet, ndryshon që është virusi këtë vit, por shyqyr, që familjarët i kemi mirë.”

“Gdhin dhe themi shyqyr jam gjallë edhe sot. I ndjekim me trishtim lajmet nga Infektivi.”

“Mbajmë maska, se nuk duam të infektojmë fëmijët tanë.”

“Po përgatitem për të shkuar për peshkim, në Lezhë. Pasionin e ushqej prek 60 vjetesh. Nisa që kur isha 6 vjec.”

“Lëvizja dhe puna e mban gjallë njeriun. Unë nuk jetoj dot pa to, jam 81 vjec.”

“Unë me zonjën pushuam, ashtu si edhe vjet, në Spille, 15 ditë. Ndryshimi është virusi, por i morëm të gjitha masat, ja tek i kemi të gjitha në cantë dezinfektantin etj.”

Top Channel