Kukës/ Makina përplas një 11-vjeçar, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes! Fëmija niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

24/08/2020 11:21
Ilustrim

Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip  “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Fëmia i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve  të aksidentit.

Vijon…

Top Channel