E mërkurë, 06 Janar 2021
12:02
Itinerari i Ballkanit, kufiri grek/ Kthime ilegale përmes Frontex-it

Gjithnjë e më shumë emigrantë përpiqen që nga Greqia përmes Shqipërisë të kalojnë në EVropën Perëndimore.

11:57
Azerbajxhani e akuzon Armeninë për “provokim” të situatës në Nagorno Karabak

Azerbajxhani ka protestuar ndaj një vizite të ministrit të Jashtëm të Armenisë në rajonin e Nagorno Karabakut, duke e quajtur atë një provokim dhe “një përpjekje për të nxitur tension”.

11:55
Kavajë/ Arrestohet 55 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohet drejt Italisë

Xheladin Deda është dënuar nga Gjykata e Torinos për shfrytëzim prostitucioni dhe dhunë seksuale.

11:54
“I tërhoqi veshin” Amerika/ Aleatët rivendosin marrëdhëniet me Katarin

Marrëdhëniet diplomatike midis Katarit dhe katër shteteve arabe janë rivendosur pas një embargoje më shume se trevjeçare.

11:53
Kremtohet Dita e Ujit të Bekuar/ Pandemia anulon hedhjen e kryqit në ujë në Gjirokastër

Në Gjirokastër, besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon me Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar.

11:49
Skandali i ambulancave në Los Angeles/ “Mos i transportoni të sëmurët rëndë me Covid”

Punonjësve të autoambulancave në Los Angeles, Kaliforni, u është thënë që të mos i transportojnë në spital pacientët që kanë më pak gjasa mbijetese thote BBC.

11:49
Covid-19/ Nis vaksinimi në Hollandë, një infermiere merr dozën e parë të vaksinës

Një infermiere u bë sot personi i parë në Hollandë që mori një dozë të vaksinës anti Covid pasi një nga programet e vaksinimit filloi në Evropë, edhe pse me vonesë.  

11:49
Spanjë, papunësia u rrit me 23 % në vitin 2020

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 i dha fund pesë viteve rradhazi të rimëkëmbjes së punësimit në Spanjë, që regjistroi një rritje të papunësisë të barabartë me 23 % në vitin 2020, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Ministria e Punës.

11:42
“Vaksinat vijnë në shkurt”/ Hoti: Do vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës…

Vaksinat e para anti-Covid19 në Kosovë pritet të vijnë në muajin shkurt të këtij viti. Ndërsa të parët që do të vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë, personat mbi 65 vjet si dhe personat me rrezikshmëri të lartë.

11:28
Debati për huan e rrugës Vlorë-Orikum, Denaj i përgjigjet Metës: Interpreton në mënyrë të gabuar! Rama: Mos e pengo Vloren Ilir, s’është ledh i LSI-së

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj me anë të një komunikimi për mediat,  lidhur me debatet e fundit për rrugën Vlorë-Orikum, i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta duke thënë se ky i fundit bën interpretim të gabuar për procedurat ligjore.

11:27
Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i bashkohet Partisë Socialiste: E ardhmja i përket të majtës progresive

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim, për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

11:26
Hedhja e Kryqit të Bekuar/ Meta nga Berati: Le të na ndriçojë kjo ditë e bekuar për të qenë më të bashkuar

Paraditen e sotme, në ujërat e lumit Osum u hodh Kryqi i Bekuar, ku 9 të rinj, pavarësisht temperaturave u futën në lumë, por vetëm 21-vjeçari Daniel Lirza mundi të fitojë.

11:22
Hidhet Kryqi i Bekuar në ujërat e Osumit/ 9 të rinj sfidojnë temperaturat e ulëta, triumfon 21-vjeçari

Edhe pse në kohë pandemie, qytetarët beratas kanë mbushur sot dy brigjet e lumit Osum, për t’u bërë pjesë e ceremonisë së hedhjes së Kryqit.

11:09
Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit?

Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se martesa gjashtë vjeçare mes Kim Kardashian dhe Kanye West ka marrë fund, me burime që thonë se “divorci është i pashmangshëm” për çiftin e njohur.

11:00
Pamjet/ Gjuetarët e paligjshëm nuk kursejnë as Flamingot në Lagunën e Nartës

Gjuetia e Paligjshme vijon të jetë problem në Lagunën e  Nartës.

11:00
Gjermani, shtyrja e izolimit/ “Gjendja në vend është dramatike”

Prej ditësh ishte diskutuar shtyrja e masave kufizuese ndaj koronavirusit.

10:56
Kremtohet Dita e Ujit të Bekuar/ Kohë pandemie, mungon ceremonia e hedhjes së kryqit

Në Durrës, besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon me Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar.

10:53
Kolumbia miraton përdorimin e vaksinës COVID-19 nga kompania amerikane Pfizer

Shteti i Amerikës Jugore, Kolumbia, ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer.

10:34
Si përhapet varianti i ri i koronavirus? Ja çfarë dinë shkencëtarët

Një formë më ngjitëse e coronavirusit ka filluar të qarkullojë në Shtetet e Bashkuara.

10:27
E mbijetuara e shpërthimit në Ferizaj: U plagos e gjithë familja, si shpëtova unë

Dhjetëra vetë mbetën të plagosur nga shpërthimi I fuqishëm I një dite më parë, në një lokal të Ferizajt.

10:26
FOTO/ Shokon këngëtari i famshëm, botox-i i ‘shkatërron’ fytyrën

Këngëtari i famshëm The Weeknd ka shokuar, pas paraqitjes së tij në këngën e fundit të publikuar.

10:25
I dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg, arrestohet një 40-vjeçar në Fier

Fier – Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër, është ndaluar nga policia e Fieri ditën e sotme për shkak se ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

10:22
Fushë Krujë, sherr në fundvit/ Ndalohet një 43-vjeçar, shpallet në kërkim vëllai i tij

Është zbardhur konflikti i ndodhur fundin e vitit të shkuar në Fushë Krujë.

10:07
Demokratët pranë kontrollit total/ SHBA, pritet të marrin dhe Senatin

Raphael Warnock, pastor i lartë i Kishës Baptiste Ebenezer në Atlanta, u bë senatori i parë me ngjyrë i Goergia-s pas votimeve të së martës, duke përmbysur republikanen Kelly Loeffler.

10:03
SHBA, asnjë akuzë kundër oficerit që qëlloi afro-amerikanin Jacob Blake

Prokurori i Kontit Kenosha në SHBA, Michael Graveley, ka bërë të ditur se asnjë akuzë nuk do të ngrihet kundër oficerit policor që qëlloi afro-amerikanin Jacob Blake, duke e lënë atë të paralizuar.

10:03
Qëlloi me armë ndaj një personi në Lezhë, shpallet në kërkim autori

Lezhë – Një person është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë ndaj Eduart Pica. I shpalluri në kërkim është E. Sh., banues në Lezhë.

10:00
Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë

Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë.

09:56
Durrës/ Vranë 39-vjeçarin dhe i plagosën djalin, arrestohet një tjetër i dyshuar si autor i ngjarjes

DURRËS- Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë për vrasjen e ndodhur më 18 shtator të vitit që lamë pas në lagjen nr. 13, Plazh.

09:55
VIDEO/ I shpallur në kërkim, burri gjendet lakuriq në ‘strofullën’ e krokodilëve

Një burrë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Australi, u gjet lakuriq në një lum, ujërat e të cilit janë të mbushur me krokodilë.

09:47
Situata në Afrikë/ Mbi 2,89 milionë të prekur nga COVID-19

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në 2.894.007 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

09:45
Ministri turk i Shëndetësisë: 3 vaksina joaktive, të gatshme për prova njerëzore

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se tre kandidatë joaktivë të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë të gatshme për prova njerëzore.

09:45
​Ambasada Amerikane reagon pas shpërthimit në Ferizaj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë është deklaruar rreth shpërthimit të bombolës së gazit gjatë se martës në Ferizaj.

09:43
69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 69 pacientë të infektuar me COVID-19.

09:37
Mbështetësit e Trumpit mblidhen në Washington për të protestuar ndaj zgjedhjeve

Mijëra mbështetës të Donald Trump, për të protestuar zyrtarizimin e zgjedhjeve në favor të Joe Biden në sesionin e Kongresit, janë mbledhur në kryeqytetin Washington.

09:23
Aksident tragjik në Fier, përplaset për vdekje një 50-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës, në fshatin Vajkan të Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari G. Gj ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Viktima është baba i tre fëmijëve.

09:18
Emri/ Në 2017-n aksidentoi për vdekje dy persona! Kush është 25-vjeçari në Lezhë, ndaj të cilit u qëllua me armë

25 vjeçari Eduart Pica është personi ndaj të cilit u qëllua me një plumb pistoletë mbrëmjen e kaluar, ndërsa lëvizte me automjetin e tij në lagjen “Nënë Tereza.”

09:13
Demokrati Raphael Warnock fiton balotazhin në Xhorxha

Demokrati Raphael Warnock fitoi një nga dy votimet në Xhorxha për Senatin, duke mundur Senatoren në largim Kelly Loeffler.

08:57
Kosovë/ Vaksinat e para pritet të arrijnë në fund të janarit

KOSOVË- Mediat kosovare raportojnë se vaksinat  e para anticovid pritet të arrijnë në fund të janarit dhe pjesa tjetër në fillim të shkurtit.

08:45
Covid-19, konfirmohen edhe 40 raste të reja në Premier Ligë

Premier Liga angleze ka konfirmuar sot një numër rekord prej 40 rastesh me Covid-19, brenda një jave.

08:44
Britania e Madhe regjistron rekord të ri të rasteve ditore COVID-19

Britania e Madhe regjistroi sot një rekord të ri përsa i përket rasteve të diagnostikuara të COVID-19, ndërsa vendi ka hyrë në bllokim të plotë.

08:42
Giroud në listën e transferimeve të Juventusit

Olivier Giroud është në listën e transferimeve tek gjiganti italian Juventus, raporton “Sky Sports”.

08:37
Lockdown në Gjermani zgjatet dhe përforcohet

Prej ditësh u diskutua për shtyrjen e masave kufizuese ndaj koronavirusit. Tani kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për ashpërsimin e rregullave. Gjendja është dramatike, u tha në Berlin.

08:33
Trump nënshkruan urdhër që synon ndalimin e disa aplikacioneve kineze

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh ndalimin e transaksioneve me disa aplikacione kineze.

08:28
Pandemia ul remitancat e emigrantëve në nivelin më minimal të pesë viteve të fundit

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit.

07:41
Danimarka shtrëngon masat për frenimin e variantit të virusit britanik

Qeveria e Danimarkës njoftoi sot se do të kufizojë numrin e personave të lejuar në grumbullime dhe do të rekomandojë anulimin e takimeve private, me qëllimn frenimn e pandemisë së COVID-19.

07:26
Vranësira dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

06:59
Stresi shumëfishon urinë dhe rrit peshën e tepërt

Çdo ditë, njeriu ka angazhime nga më të ndryshmet familjare, shoqërore dhe jo vetëm, të cilat herë pas here shkaktojnë ose shoqërohen me stres. Me stresin jemi mësuar të përballemi rregullisht, pavarësisht ndikimit negativ në shëndet. Shqetësimet e ndryshme dhe puna e tepërt mund të nxisin një stil jetese jo të shëndetshëm, që shkakton më shumë stres.

06:38
Uji i ngrohtë me limon herët në mëngjes/ Për shëndet të mirë dhe trup në formë

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës. Përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën por dhe të gjithë organizmin mund të merren shumë mirë duke përdorur kurën me ujë të vakët dhe limon.

06:06
A ndihmojnë vërtetë suplementet në forcimin e imunitetit? Ja çfarë thotë studimi

Që prej fillimit të vitit kryefjala e mjeksisë është rritja e imunitetit dhe mbrojtja e organizmit. Kjo më së shumti për shkak të virusit Covid-19, por edhe sepse ndodhemi pikërisht në sezonin e viruseve, alergjive dhe motit të ftohtë. Po në këtë periudhë shitjet e suplementëve pësuan rritje për shkak të kujdesit që çdo qytetar duhet të tregojë për veten.

05:31
Pandemia e Covid-19 në SHBA, Fauci optimist për 1 milion vaksinime në ditë

SHBA së shpejti mund të jetë në gjendje të bëjë 1 milion vaksinime në ditë, pavarësisht nga fillimi i ngadaltë, tha të martën Drejtori i Instituteve të Sëmundjeve Alergjike dhe Ngjitëe, Dr. Anthony Fauci.

05:15
Certifikimi i votave elektorale në Kongres, përballë besnikëve të presidentit

Anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve do të mblidhen të mërkurën në një seancë të përbashkët të Kongresit për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale që rezultuan nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

04:51
OBSH e zhgënjyer që Kina bllokoi ekipin shkencor ndërkombëtar

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu zhgënjim që zyrtarët kinezë nuk miratuan lejet për futjen në vend të një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë për të analizuar origjinën e koronavirusit.

04:28
Sturgeon: Trump nuk mund të vijë në Skoci për të luajtur golf

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon tha të martën se për shkak të masave të reja kufizuese për frenimin e përhapjes së Covid-19, Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të lejohej të luante golf në javët e ardhshme.

04:04
Facebook do të rikthejë ndalimin e reklamave politike në Xhorxhia

Facebook tha të martën se Xhorxhia do të bëhet përsëri pjesë e ndalimit ekzistues të reklamave politike të kompanisë së mediave sociale të mërkurën, pas balotazhit në këtë shtet.

03:40
Xhorxhia, zyrtarët zgjedhorë përgënjeshtrojnë postimin e presidentit

Zyrtarët zgjedhorë në Xhorxhia që po ndjekin balotazhin për dy vendet e këtij shteti në Senat, iu kundërpërgjigjën një postimi të Presidentit Trump në Twitter ku ai ngrinte shqetësime për probleme me makinat e votimit. Zyrtarët reaguan duke thënë se megjithë problemet e hershme në një komunë, zgjedhjet po ecin në rregull.

03:23
Uashingtoni paralajmëron protestuesit të mos sjellin armë dhe të mos provokojnë dhunë

Zyrtarët e qytetit në Uashington i paralajmëruan të hënën mbështetësit e Presidentit Donald Trump që të mos sjellin armë në protestat e kësaj jave kundër çertifikimit nga Kongresi të humbjes së tij, ndërsa janë thirrur për ndihmë edhe trupat e Gardës Kombëtare për të ruajtur rendin. “Kemi marrë disa informacione se ka individë që synojnë të sjellin armë në qytetin tonë dhe kjo nuk do të tolerohet,” tha për median Shefi i Policisë Metropolitane Robert Contee, ndërsa shtoi se ata që do të bënin një gjë të tillë, ose që të provokonin dhunë, do të arrestohen.

02:57
​Kuvendi i jep FSK-së dritën jeshile për misione ndërkombëtare

Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

02:35
​Zemaj viziton Spitalin e Ferizajt: Të lënduarit po marrin trajtim maksimal

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar edhe Spitalin e Ferizajt, ku po trajtohen dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit.

02:21
Gjermania zgjat izolimin/ Vendimi pas takimit të Merkel me kryeministrat e Landeve

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se ka zgjatur dhe forcuar bllokimin e vendit deri në 31 janar. Merkel e bëri njoftimin pas takimit me 16 drejtuesit e landeve. “U vendos që shumica e dyqaneve jo-ushqimore, bare, restorante, ambiente kulturore dhe të kohës së lirë dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura”, tha Merkel.

00:59
E ardhmja e Hysaj, flet për mediat menaxheri i mbrojtësit shkodran

Kontrata e Elseid Hysajt me Napolin skadon në qershor të këtij viti, por që prej ditës së djeshme, mbrojtësi shkodran i Kombëtares Shqiptare ka fituar të drejtën për të nënshkruar me cilin klub të dojë, për sezonin e ardhshëm.

00:44
Tottenham kalon në finale, kundërshtari del nga derbi i Manchesterit

Tottenham është skuadra e parë finaliste e Carabao Cup, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Brentford dhe tani mbetet në pritje për të mësuar kundërshtarin në finale, që do të dalë nesër nga derbi i Manchesterit, United-City.

00:33
Pirlo “humb krahët” para Milanit, pas Alex Sandros, pozitiv edhe Cuadrado

Në prag të sfidës me Milani nnë “San Siro”, trajneri Andrea Pirlo “humb krahët’, pasi do të udhëtojë drejt kryeqendrës së veriut të Italisë, pa brazilianin Alex Sandro dhe kolumbianin Juan Cuadrado.

00:16
Lukaku rikuperohet për ndeshjen me Sampin, Conte planifikon ndryshime

Romelu Lukaku kërkoi zëvendësim në minutën e 75-të të ndeshjes mes Interit dhe Crotones, për shkak të një problemi muskulor, por për fat të mirë, ekzaminimet mjekësore të kryera ditën e sotme dhanë përgjigje mjaft pozitive.

E martë, 05 Janar 2021
23:55
Lezhë, qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari teksa lëvizte me makinë

Një 25-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij në lagjen “Nënë Tereza” në qytetin e Lezhës.

23:35
Top Story/ Bhakta Marga, ja cila është feja e re e gurusë indiane ku po besojnë shqiptarët

Bhakti Marga është një tjetër “fe” e re ku po besojnë shqiptarët. Guruja indian, Parama-hamsa Vishe-uanda është babai i ri shpirtëror, i cili ka gjetur jo pak besimtarë në Shqipëri.

23:32
Top Story/ Rrëfehet “tradhëtari” i dëshmitarëve të Jehovait: Kur je brenda, e vështirë të kuptosh se po mashtrohesh

Në Shqipëri është një komunitet i vogël “tradhtarësh” të dëshmitarëve të jehovait, që kanë hapur një faqe “ish dëshmitarët e jehovait”.

23:25
Top Story/ A mundet shteti të kontrollojë sektet? Komiteti i Kulteve “lan duart”: Ne nuk jemi institucion policesk

Ligji ngarkon Komitetin Shtetëror për Fenë, një organ nën juridiksionin e Zyrës së Kryeministrit, si rregullator të marrëdhënieneve midis qeverisë dhe grupeve fetare.

23:18
Top Story/ Teologu: Sektet fetare nuk merren me besimin, por se si t’i sundojnë besimtarët

Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse, shpjegon se çdo grupim apo shoqatë që është jashtë ombrellës së kësaj kishe dhe nuk ka miratimin e saj. Asnjë besim tjetër nuk duhet të lidhet me kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Megjithatë ai pranon se ka nga ata që gjithmonë do të përfitojnë nga emri i një institucioni fetar.

22:57
Top Story/ Ekspertët pranojnë: Jo vetëm që ka sekte fetare, por ata janë nga më të çuditshmet

Nëse i referohemi fjalorit të Gjuhës Shqipe me sekt do të kuptojmë një grup besimtarësh që janë shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose që dallohen brenda saj.

22:53
Top Story/ Sociologët: Fëmijët dhe gratë “preja” e preferuar e sekteve fetare

Sociologët shpjegojnë se kultet e sektet synojnë pjesën shpirtërore të individit dhe shoqërisë, si një mënyrë për të manipuluar bazën e mendimit. Ata thonë se fëmijët janë të preferuarit e tyre. Dhe kjo jo më kot.

22:50
Top Story/ Në Shqipëri janë 611 sekte e organizata fetare, ligji nuk i detyron të deklarohen

Liria e besimit është e garantuar me Kushtetutë dhe askush nuk mund të ndërhyjë në atë që çdo individ zgjedh të besojë. Por ekspertët ngrenë alarmin se duhen gjetur mekanizmat për të skanuar personat që predikojnë në sektet fetare.

22:33
VV, LDK apo PDK? Buzhala tregon në Open kush ka më shumë shanse të fitojë zgjedhjet në Kosovë

Përveç krizës së pandemisë së Covid-19, Kosovës i shtohet edhe kriza politike. Kosova sot është pa një qeveri, pasi qeveria Hoti u shpall antikushtetuse, dhe pa një president të zgjedhur pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen për tu përballur në Hagë.

22:27
​Disa nga të lënduarit në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Turqi

Disa nga të lënduarit nga shpërthimi i sotëm në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Turqi.

22:14
“Vjosa Osmani”, Buzhala: Do përfundojë kukull e Albin Kurtit. Po të la ai nga dora, vetëm thërrmijat mbesin

Analisti Berat Buzhala tha në Open se me zhvillimet e fundit në Kosovë, presidentja në detyrë Vjosa Osmani do të përfundojë “kukull” në duart e Albin Kurtit.

22:02
Bushati në Open: Albin Kurti tregoi se ka dinjitet kur kundërshtoi Grenell

Përveç krizës së pandemisë së Covid-19, Kosovës i shtohet edhe kriza politike. Kosova sot është pa një qeveri, pasi qeveria Hoti u shpall antikushtetuse, dhe pa një president të zgjedhur pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen për tu përballur në Hagë.

21:47
Si ndryshuan botën Autobahn-ët pa limit shpejtësie në Gjermani (fotot)

Të pakta janë simbolet kombëtare të Gjermanisë më të njohura sesa sistemi i autostradave pa limit shpejtësie.

21:44
“Jam me Edi Ramën për këto arsye”, si rrallë herë Andi Bushati zbulon vendimet për të cilat mbështet kryeministrin

Analisti Andi Bushati njihet si kritik i kryeministrit Edi Rama, por sot në Open tha se për disa gjëra është dakord me kreun e qeverisë.

21:33
Buzhala në Open: Qeverinë Hoti e rrëzoi bashkësia ndërkombëtare

Përveç krizës së pandemisë së Covid-19, Kosovës i shtohet edhe kriza politike. Kosova sot është pa një qeveri, pasi qeveria Hoti u shpall antikushtetuse, dhe pa një president të zgjedhur pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen për tu përballur në Hagë.

21:30
A i duhet Kosovës një Kryeministër si Kurti? Bushati: Zgjodhi parimet jo kolltukun, Bushala: E larguan

A i duhet Kosovës një kryeministër si Albin Kurti?

21:10
Fizioterapistja njofton në rrjetet sociale: Nuk pres pacientë të vaksinuar ndaj Covid

Një fizioterapiste nga Novara në veri të Italisë ka ngjallur kontestime së fundmi duke njoftuar se nuk pret pacientë që janë vaksinuar kundër Covid-19 sepse “të vaksinuarit janë shpërndarës të infeksionit për 42 ditë”, edhe pse kritikët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

21:03
Pandemia/ Gjermania zgjat izolimin deri më 31 janar

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zgjatur dhe forcuar bllokimin e vendit pasi numri i të vdekurve nga covid tejkaloi shifrën 35,000.

20:43
Zyrtari i regjimit iranian pranon rolin e Qassem Soleimani në vrasjen e forcave të koalicionit në Irak

Në një pohim të paprecedent, Nader Talebzadeh, kryetar i organizatës “New Horizon,” e cila është një organizatë frontale e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe Forcave Quds, ka zbuluar se si mjeshtri i eliminuar i terrorizmit iranian Qassem Soleimani “ka përdorur bomba IED (pajisje të improvizuara eksplozive)” kundër forcave amerikane në Irak.

20:39
Arabia Saudite dhe aleatët rivendosin marrëdhëniet me Katarin

Marrëdhëniet diplomatike midis Katarit dhe katër shteteve arabe, të cilat i kanë vënë embargo për tre vjet, janë rikthyer.

20:35
‘Përkthyesja e luksit’ ka vrarë veten sipas modelit të filmit të dhunshëm të Kevin Spacey (fotot)

Miqtë e Kristina Novitskaya refuzojnë pretendimet se përkthyesja ukrainase ka vrarë veten, duke e përshkruar atë “adhuruese të jetës” dhe “entuziaste”, por “të fshehtë” për jetën personale në Turqi.

20:30
Fiks Fare! Agjencitë e udhëtimit pasagjerë mbi normën e lejuar, shkelin protokollin anti- covid

Urdhri i cili u ka vajtur të gjitha agjencive të udhëtimit është ai i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bazë të ë cilit , autobuzët duhet të marrin 70% të kapacitetit të shënuar në lejen e qarkullimit, distanca duhet të jetë 1m dhe të jenë të vendosur në mënyrë diagonale.

20:28
Presidenti armen diagnostikohet me koronavirus në Londër

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkisian, u diagnostikua me koronavirus gjatë një vizite në Londër.

20:07
Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit

Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

20:03
Moriero në stolin e Dinamos/ Ish-lojtari i Interit vjen të drejtojë skuadrën, ish-kapiteni i Palermos do jetë zv/trajner

Dinamo vazhdon të befasojë sa i përket menaxhimit të saj. Pas largimit të trajnerit Kamarata i cili la skuadrën e bluve të kryeqytetit të në vendin e parë të kategorisë së Parë për Apolloninë në superligë, në krye të dinamovitëve vjen një emër i madh i futbollit italian, ish-lojtari i Interit dhe axurrëve, Francesko Moriero.

20:02
Kafshët që u zhdukën në 2020 dhe ato që priten të humbasin në 2021 (Fotot)

Ekspertët mjedisorë kanë paralajmëruar prej kohësh se toka po hyn në “eventin e gjashtë të zhdukjes së specieve” dhe ky realitet po bëhet më i qartë në 2020, teksa kafshë të panumërta tashmë konsiderohen të zhdukura.

19:58
12.000 studentë s’kanë marrë pagesën, duhet të përfitonin 10 mijë lekë çdo muaj

Rreth 12 mijë studentë nuk kanë marr ende pagesën në vlerën e 10 mijë lekëve të reja në muaj, edhe pse sipas vendimit të këshillit të ministrave studentët duhet ta përfitojnë atë çdo muaj.

19:53
Përgatitet vaksinimi në stadium/ Së shpejti në Shqipëri mbërrijnë vaksinat e para nga Pfizer

Si do të kryhet vaksina? Pyetja që është në mendjen e shumë personave në Shqipëri. Ajo që dimë është se do të nisë në javën e tretë të janarit vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve që ndodhën ne vijën e parë të luftës me covid 19.

19:51
‘’Presidenti gabon. Huaja nuk kishte pse të rinegociohej’’, Denaj- Metës: Bëri lëmsh Kushtetutën! Nesër do t’i përgjigjem me fakte kokëforta

Menjëherë pas konferencës së presidentit Ilir Meta, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është përgjigjur shkurtimisht për marrëveshjen e Huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

19:32
Tiranë/ Njoftimi: Nesër nga 09:00-14:00 stakohet energjia elektrike në dy zona

OSHEE njofton se nesër do të ketë stakim të energjisë elektrike në dy zona të Tiranë.

19:28
‘Presidenti bllokoi projektin Vlorë-Orikum’, Meta-Ramës: S’pati negociata, nuk u kërkua autorizimi im

Mos dakordësia e presidentit Ilir Meta për të lëshuar auturizimin e negocimit të një huaje me vlerë 30 milion dollarë për rehabilimitin e aksit Vlorë Orikum, është shkaku i përplasjes më të re të qeverisë me presidencën.

19:18
E vërteta e dekretit grek për kufirin/ Mbyll vetëm gjiret. Kufirin me Shqipërinë, e vendos gjykata e Hagës

Pak ditë më parë presidenti grek ka miratuar dekretin për mbylljen e gjireve detare nga ishujt greke në detin Jon deri në kepin Tainaro në Peloponez.

19:11
Vetëvritet një 59-vjeçar në Elbasan/ Qëlloi veten me armë gjahu

Një person është vetëvrarë në Elbasan.

19:02
Shembja e shkëmbit në Bolzano zë nën vete hotelin Eberle (foto dramatike)

Megjithse nuk është raportuar për të plagosur, shembja e shkëmbit piktoresk duket se ka ardhur nga ciklet e shkrirje-ngrirjes së akujve.

19:02
“Unë të vras me heshtje”/ Çfarë nuk i pëlqen Andit te Tea?

Në pjesën e tretë të takimit, Andi dhe Tea patën biseda më të thella, për të njohur kështu më shumë njëri-tjetrin.

18:53
Çfarë ndodhi? E kaluan Vitin e Ri bashkë, rrëfehet Andi: Ishim te shtëpia ime…

Andi dhe Tea kërkuan leje nga produksioni i “Për’puthen” për të kaluar bashkë natën e Vitit të Ri. Ditën e sotme, gjatë takimit mes dyshes u zbulua diçka më shumë rreth datës 31.

18:45
Ftesë në 5/ “Doja të pija një çaj me të”, ja cilën vajzë të “Përputhen” ftoi miku turk i Muratit për kafe

Miq e kolegë, por edhe ndjekës të rregullt të programit ishin të ftuar, nga ku njëri prej tyre shprehu dëshirën për të qenë pjesë e “Përputhen”.