Veliaj: Nuk vendos Luli/ Kryebashkiaku, ironi me kreun e PD: Merr urdhra nga Berisha e Meta

14/04/2021 15:10

Njësia 4 është një nga lagjet që po ndryshon dita-ditës, edhe fale projektit të rindërtimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën së bashku me ministrin e Rindërtimit zhvilluan një takim me banorët atje.  

Nuk mendohej që një ditë do kishim fusha sportive këtu dhe një nga shkollat model me emrin e shokut tonë ‘Ardian Klosit’, që sot nuk jeton më, por që do ishte shumë krenar që fëmijët tek Bregu i Lumit dinë perfekt gjermanisht. Një shkollë e cila që në katër vitet e para doli një nga shkollat numër 1 në Tiranë. Do të thotë që nuk ka rëndësi nëse është Blloku ose nëse është Bregu i Lumit, po të kesh një shans për sukses”, sqaroi Veliaj. 

Për kundërshtarët politikë, Veliaj tha se luftojnë me Partinë Socialiste, pasi kjo është barriera e fundit e Ilir Metës dhe Sali Berishës, që nuk e po kapërcejnë dot. Basha, sipas tij, është thjesht kukull e këtyre të dyve.

“Ju mendoni që vendos Lul Basha? Bllokuan aeroportin e Rinasit, bllokuan vaksinat, bllokuan xhenazet qe kishin prenotuar varrime, një në Tufinë e një në Sharrë. Imagjino të kesh të afërmin tënd, që vjen rrotull në ajër, dhe pastaj shkon dhe përfundon në një magazinë nëpër aeroporte, derisa t’i teket këtyre, t’i lërë këta stresi. Luli është për t’u mëshiruar. Luli është për t’u vajtuar. Luli është për gjynah”, nënvizoi Veliaj.

 

Top Channel