Tragjedi në Gjermani, tre të rinj humbin jetën në aksidentin me 9 automjete, mes viktimave dy shqiptarë
Përfshirja e tij në listën “e zezë” të BE-së u njoftua nga ministrat e Jashtëm të unionit, gjatë takimit të mbajtur në Bruksel, të hënën, ku theksuan se janë sanksionuar në total 113 persona dhe entitete, lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.
Gazetari irlandez, Chay Bowes, është një emër i njohur edhe për Shqipërinë, pasi ka mbështetur protestat e Tiranës, që vijojnë prej muajsh. Lidhur me sanksionimin e tij nga Bashkimi Evropian ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë publikon disa postime të gazetarit irlandez nga tubimet e Tiranës, të bëra gjatë muajit tetor, kur protesta përshkallëzoi në dhunë e përplasje. Gazetari postonte në rrjetet sociale pamje të dhunës nga bulevardi kryesor i Tiranës, shoqëruar me komentin se “mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”, ndërsa në reagimin e tij, ky i fundit e cilëson “një kloun të paguar nga Rusia”.
“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Chay Bowes është një biznesmen, komentator dhe korrespondent irlandez për rrjetin televiziv shtetëror rus RT (ish-Russia Today). Ai njihet për qëndrimet e tij pro-ruse, kritikat e ashpra ndaj Perëndimit dhe NATO-s, si dhe për përfshirjen në fushata informacioni që Bashkimi Europian i ka cilësuar si dezinformim dhe propagandë ruse.
Në komentet e tij për protestat në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka folur shpesh për përfshirjen e aktorëve të huaj, armiq të Shqipërisë, mes të cilëve ka përmendur Gardën Revolucionare të Iranit.
Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia🤡
Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian🇦🇱🦅🇪🇺 https://t.co/F9R9OkUtyA
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2026
Top Channel