Vdekja e 26-vjeçares në Prizren teksa merrej në pyetje nga policia, dyshohet se gëlltiti kokainën që kishte me vete
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet në Bruksel, në kuadër të vizitës së tij në institucionet europiane. Pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Ka qenë vetë Rama që ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se Metsola ka përgëzuar Shqipërinë për progresin e bërë në rrugën drejt integrimit europian. Sipas kryeministrit, Presidentja e Parlamentit Europian ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e fortë të këtij institucioni për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Më herët, Rama zhvilloi një takim edhe me Antonio Costën, me të cilin u ul në një tryezë bisedimesh, ku ishin të pranishëm edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministrja Adea Pirdeni.
Takimet në Bruksel vijnë në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Top Channel