VIDEO/ Rama inspekton punën në tunelin e “Rrugës së Arbrit” dhe takon të riun demokrat. Ja mesazhi thumbues që ka për simpatizantët e opozitës

14/04/2021 11:42

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot tunelin në “Rrugën e Arbrit” ku nuk kanë munguar edhe ‘surprizat’.

Ndërsa ishte për të parë punën në tunelin numër 3, Rama u takua me një të simpatizant të Partisë Demokratike, i fundit ky që e pyet se cili do të fitojë.

Rama përgjigjet se në 25 prill do të fitojnë shqiptarët dhe më pas qeveria e tij do të nxjerrë nga tuneli edhe ata vetë.

I riu: Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?

Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do t’ju nxjerrim edhe juve nga tuneli. Hajde mirupafshim!

Top Channel