Zemërimi i europianëve sa vjen e shtohet teksa kontinenti i vjetër përballët me valën e tretë të Covid 19-tës, në një kohë kur Anglia dhe Shtetet e Bashkuara po hapen.

Anarkia shpërtheu rrugëve të Romës e qindra Italianë u përleshën me policinë; disa protestuesve valëvisnin flamurin trengjyrësh të vendit teksa i kërkonin autoriteteve hapjen e ekonomisë së brishtë e cila ka shënuar një rënie dramatike prej 8.9% të PBB-së gjatë pandemisë. Të tjerë demonstrues, që besohet të kenë pasur lidhje me ekstremin e djathtë, lëshuan gurë, shishe e bomba tymuese drejt forcave të rendit, ndërsa rrugët përreth u mbushën me tym.

Silvio Bessone, shef kuzhine nga Piemonti tha se janë se janë të dëshpëruar, e thjesht nuk dinë më se çfarë të bëjnë, ndërsa pronari i një restoranti rrëfeu se është në prag falimentimi.

“I them ministrit të shëndetësisë Speranza, ule një herë ti rrogën tënde me 80% dhe të shikojmë sa nga këta njerëz do t’ia dalin. Sepse në këto kushte, unë nuk e maj dot hapur kompaninë time”.

Disa ditë më parë, pati një protest të ngjashme në Napoli. Ndërkohë që italianët protestojnë kundër cikleve të vazhdueshme të izolimit, britanikët mbushnin pub-et teksa Mbretëria e Bashkuar hidhte një tjetër hap drejt lirisë. Për të parën herë në katër muaj, dyqanet jo të domosdoshme, palestrat dhe sallonet e bukurisë hapën dyert për klientët. Disa shtete amerikane po kështu i kane lehtësuar masat anticovid teksa ritmet e larta te vaksinimit në këtë vend zgjojne shpresat për një frenim të hovit të sëmundjes.

Top Channel