“100 ditë, 100 arritje”, Rama: 10 mijë punonjës u mbështeten me paga lufte në sektorin e turizmit

14/04/2021 09:56

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 11 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e punonjësve që u mbështetëm me paga lufte vetëm në sektorin e turizmin gjatë pandemisë.

Më pas ai ka treguar se 10 mijë punonjës, në 1.214 biznese të sektorit të turizmit, u mbështetën me një shumë prej 0.4 miliardë lekësh në formën e pagave të luftës për përballimin e efekteve të pandemisë.

 “S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

Top Channel