Gjykata e Hagës e dënon për herë të dytë Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, i shtohen edhe 17 muaj burg
Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht.
Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ish-ministri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës.
Dënimet që u dhanë nga Gjykata e Hagës për:
Bashkim Smakaj
Ju shpall fajtor për mosbindje ndaj Gjykatës
Për këto veprime penale, 12 muaj burgim. Keni kaluar kohë në paraburgim më gjatë, do liroheni pas kësaj çështje gjyqësore.
Isni Kilaj
Ju shpall të pafajshëm për tentativë pengimi të personave zyrtare për pengimin e detyrave zyrtarë në bashkëpunim. I pafajshëm për mosbindje të Gjykatës. Do të liroheni pas kësaj seance.
Fadil Fazliu
Ju shpall fajtor për tentativë pengimi të personave zyrtare për pengimin e detyrave zyrtarë në bashkëpunim. Fajtor për mosbindje të Gjykatës. Për këto vepra penale, dënoheni 12 muaj burgim. Meqenëse keni kaluar në paraburgim më gjatë se kjo, dënimi juaj quhet i shlyer. Ju do të liroheni pas kësaj seance.
Hajredin Kuçi
Fajtor për mos bindje të Gjykatës. Për këtë vepër penale ju shqiptohet dënim me kusht, 1 muaj burgim, që konsiderohet i kryer pas një viti. Çfarë do kushtesh të mëparshme në fuqi hiqen.
Top Channel