“Përgjigje ndaj goditjeve ruse mbi infrastrukturën ukrainase”, Zelensky reagon pas sulmit ndaj urës së Krimesë
Përkujtohet sot në Greqi 53 vjetori i kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër juntës ushtarake.
Pasdite pritet edhe marshimi tradicional drejt ambasadës amerikane në Athinë.
Që prej orëve të mëngjesit, qytetarë të të gjitha moshave vendosin lule dhe kurora në kompleksin historik të Politeknikumit. Studentë, nxënës dhe familje me fëmijë nderojnë pjesëmarrësit e kryengritjes studentore të nëntorit 1973. Portat janë të hapura, por godinat mbeten të mbyllura me vendim të rektoratit dhe ceremonitë zhvillohen në mjediset e jashtme.
Edhe presidenti grek, Konstantinos Tasulas ka vendosur një kurorë në memorial. Në fjalën e tij ai ka theksuar se Greqia nderon guximin dhe sakrificën e atyre që e kthyen Politeknikumin në një nga simbolet kryesore të rezistencës demokratike kundër diktaturës.

Gjithashtu kurora me lule kanë vendosr edhe shumë politikanë të partive të majta greke.
Kryengritja studentore e vitit 1973 filloi kur studentët kishin hyrë në universitet dhe përmes një radiostacioni , u bënin thirrje qytetarëve të bashkoheshin kundër regjimit, me parullën “Bukë, arsim, liri”. Në orët e para të mëngjesit, një tank rrëzoi portën kryesore ndërsa shumë student qëndronin mbi të. Pamja mbetet një nga dëshmitë më të njohura të asaj periudhe kur ushtria hyri në kompleksin univesitar.
Gjatë shtypjes së protestave, pati të vrarë dhe shumë të plagosur në rrugët përreth dhe në zona të tjera të Athinës.Kryengritja u bë simbol i rezistencës kundër diktaturës, e cila ra një vit më vonë, në korrik të vitit 1974.
Aktivitetet përkujtimore shtrihen edhe në Selanik, ku shoqatat studentore, sindikatat dhe organizata të tjera kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin e pasdites. Studentët kanë organizuar edhe një «pushtim» simbolik treditor të Fakultetit Politeknik të Universitetit Aristoteli.
Aktivitetet kryhen nën masa të rrepta sigurie me mbi 5000 policë të angazhuar në Athinë dhe 2000 të tjerë në Selanik. Ata janë vendosur pranë Politeknikumit, universiteteve të tjera , ndërtesave publike dhe ambasadave të SHBA-ve dhe Izraelit. Vëmendje e veçantë i kushtohet lagjes «rebele» Eksarqia, ndërsa dronë dhe një helikopter do transmetojnë pamje në kohë reale tek qendra e operacioneve.
Top Channel