Takimi për Kosovën në OKB, “shpërthen” keq përfaqësuesi rus

14/04/2021 14:39

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti takimin informues të radhës për Kosovën. Takimin e zhvilluar në formën e një video-konference të hapur për publikun, e drejtoi ambasadori i Vietnamit pranë OKB, Dang Dinh Quy.

Sapo ambasadori i Vietnamit filloi të merrte votat për procedurën e mbajtjes së takimit, përfaqësuesi i Rusisë, shprehu indinjatën që ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla shfaqej në video me flamurin e Kosovës, “shtet që nuk është njohur nga bota”. Ai i kërkoi ministres të largojë flamurin e Kosovës, si kusht për pjesëmarrje.

Por Ambasadori i Vietnamit i kujtoi se pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në takim bëhet sipas rregullit 39, të procedurës së mbajtjes së takimit. Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se takimi është informues, nuk është takim ku merren vendime kështu që nuk ka pse ministrja Gërvalla të ndryshojë sfondin e prezantimit. Në takimin e kaluar të Këshillit të Sigurimit, i njëjti incident u shkaktua nga Serbia.

Në video konferencë morën pjesë 19 pjesëmarrës, 13 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe 6 të ftuarve, ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, shefit të UNMIK-ut Zahir Taninit, ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakovic.

Top Channel