“Rruga e Arbrit drejt fundit” Rama për fushatë në Dibër: Mandati i tretë për rritjen ekonomike

14/04/2021 15:15

Ndryshe nga fushat e tjera elektorale, Edi Rama drejt Matit shkoi përmes rrugës së re të Arbërit duke përcjellë edhe një video mesazh nga brenda tunelit numër 3 tashmë i përfunduar.

 

Të rinjve të Burrelit përmes batutave u shpjegoi rëndësinë e kësaj rruge bërë realitet vetëm nga qeveria socialiste.

 “Rruga e Arbrit jo një rrugë për të shkuar më shpejt për të  shku çunat a janë bo pjeshkat por është një rrugë të gjithë Dibrën e kthen në jastëkun e gjelbër të Tiranës”, tha Rama.

Suksesin e të rinjve në Tiranë dhe Korçës përmes qendrave të tranimeve kompjuterike  Rama u angazhua ta shtrijë edhe në qarkun Dibër.

“Dibër trajnim intensiv që brenda 4 muajsh një djalë te di si hyet në botën e aplikacioneve”, tha ai.

Rama u kujtoj të rinjve betejën me crrënjosjen e  universiteteve kioska dhe vizionin për universitetet në vazhdim.

Mandat të tretë të nisim një betejë të madhe për të sjellë universitetet e huaja këtu për të pasur programe me ato të ngjashme me ato Itali, Greqi”, tha ai.

Fjalën punë Rama e përsëriti intensivish edhe nga Burreli.

 “Jemi gati Paketa investimesh të hapim porta nga deti e qielli për rritje ekonomike që fuqizon jo vetëm Shqipërinë për çdo familje. Jemi gati për ta bërë këtë kapërcim”, tha Rama.

Top Channel