Emigranti që u kthye si fermer/ Në Fushë-Krujë ngriti fermën me lopë, u vendos emra kafshëve

14/04/2021 15:36

Pas 20 vitesh në emigrim, Sazan Sahitaj u kthye në Shqipëri për t’u bërë fermer.

Ai ka ndërtuar një fermë ku rrit lopë për prodhim qumështi. Aq i lidhur është tani me fermën e tij, sa të gjitha lopët i trajton si të ishin njerëzit e tij të familjes.

Të gjitha investimet ai vendosi t’i investonte për ngritjen e një ferme më lopë. Por, ndryshe nga fermerët e tjerë, ai lopëve u ka vendosur emra.

U ktheva dhe vendosa të ngre këtë fermë që e dua shumë. Dua të them që edhe ime shoqe e ka me pasion dhe më ndihmon shumë”, thotë Sazani.

Qumështin ku e shet?

Ma blejnë banorët e zonës dhe jam shumë i kënaqur.

Përse u ke vendosur emra lopëve?

Lopët janë si fëmija, u vendos një emër dhe më pas të përgjigjen sa herë u thërret.

Ai prezanton  princeshën, që thotë se e do më shumë nga të gjitha. “Është e dashur, e veçantë, e urtë dhe pranon viçat e lopëve të tjera. Këtë kurrë nuk do heq, do ta lë aq sa frymë do t’i japë Zoti, e dua shumë”.

“Tjetra është Laramania e Madhe, e praptë shumë , tekanjoze, dhe nuk do njëri as veterinerin nuk e do.

Ndërsa Përtacja, në mëngjes nuk do të zgjohet. 50 herë duhet ta thërrasësh, e pastrojmë të parët dhe e mjelim të fundit.

Gabelja e Zezë, është shumë xheloze do të ledhatosh vetëm atë. Kur kam qenë në Itali, qëndrova 2 vjet pa ardhë kur erdha në shtëpinë orët e para të mëngjesit sapo më pa lëvizte veshët si fëmijë. Kalojmë tek Laramanja e Vogël, kur ka qenë e vogël ishte shumë e keqe dhe e pabindur mu mbush mendja ta hiqja, por tan i di të them që është tepër punëtor dhe më jep shumë qumësht”.

Top Channel