Itali/ Vëllezërit shqiptarë konfliktohen jashtë lokalit, kur policia shkon për t’i ndarë ata bëhen bashkë dhe sulmojnë efektivët

14/04/2021 11:21

Një përleshje e dhunshme u regjistrua disa netë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Portocannone, në Itali. Ngjarja përfundoi me dy arrestime.

Mediet fqinje bëjnë të ditur se të arrestuarit janë dy vëllezër shqiptarë, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Hetuesit që kanë rindërtuar dinamikën e ngjarjes thonë se konflikti filloi si rezultat i një diskutimi mes tyre dhe më pas situata shpejt degradoi.

Karabinierët e Termolit mbërritën në vendngjarje për të shuar konfliktin mes vëllezërve, por këta të fundit u bënë bashkë dhe i sulmuan efektivët.

Më pas ata të dy u arrestuan. Seanca për masën e sigurisë së tyre u mbajt dje pasdite dhe si prokurori i detyrës ashtu edhe i njëjti gjyqtar për hetimet paraprake, vendosën që të lënë të lirë të dy vëllezërit, të moshës 23 dhe 27.

Top Channel