Shumë shpejt qyteti i Durrësit do të ketë një ndërtesë të re të tregut agro-ushqimor.

Kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako së bashku me dy kandidatët e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu dhe Alban Xhelili, prezantuan projektin e markatës së re.

Kryebashkiakja Sako në takim me persona që janë të punësuar tek tregu i përditshëm agro-ushqimor tha se gjithçka do të jetë e re, që nga banaqet e tregtarëve, shtrimi dhe e gjithë ndërtesa, e cila do të ketë tre zona: atë të fruta-perimeve, bulmetit dhe peshkut.

Klodiana Spahiu duke përmendur projektet më të rëndësishme që po kryhen në Durrës kërkoi mbështetjen e banorëve në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se ne duam një vizion të ri në mbështetje të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

 

Top Channel