Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka ndodhur në ishullin Sulawesi të Indonezisë.

Në njoftimin e stacionit gjeofizik Winangun thuhet se në rajonin e provincës Sulawesi Verior është regjistruar një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas Rihterit.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 135 kilometra në juglindje të qytetit Bitunga, në thellësi prej 10 kilometrave.

Tërmeti është ndjerë në qytezat Bitung dhe Manado ndërsa deri më tani nuk ka informacione për viktima.

Top Channel